E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, sekuestrohen 110 kg hashash,arrestohen 2 vëllezër

Policia e qarkut të Fierit në bashkëpunim me drejtorinë e krimeve të rënda në policinë e shtetit dhe prokurorinë e krimeve të rënda ka bërë të mundur sekuestrimin e 110 kg hashash dhe arrestimin e dy personave.
Sipas burimeve të policisë me anë të operacionit të koduar "Jaguari" është bërë e mundur arrestimi i dy vëllezërve Gjin dhe Adrian Marku përkatësisht 29 dhe 32 vjeç dhe sekuestimin e dorgës.
Mësohet se dy poseduesit janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës" në aksin rrugor Fier-Vlorë.
dërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së qarkut të Fierit për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›