E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imazhet me familjen e re, si në “qiellin e shtatë"

Kur Edona shfaqet në televizionet muzikore dhe sidomos në evenimente të ndryshme artistike, shumë fansa nxitojnë të mbajnë frymën për ta ndjekur.

Ata e admirojnë për zërin e veçantë dhe sa herë që një këngë e re apo klip i ri i saj del, nxitojnë ta dëgjojnë dhe shohin.

Tani në këtë prag ndërrim vitesh, duket se këngëtarja Edona Llalloshi, përveç të qenit e angazhuar në muzikë, ka vendosur të jetë edhe një nënë e përkushtuar për vajzën e saj e njëkohësisht dhe një bashkëshorte e mirë.raporton noa

“Edhe pse jam munduar shumë që të mbaj martesën, por fati kështu ishte shkruar, shprehet këngëtarja pas ndarjes nga i shoqi. Para një viti ajo shkëlqente, pasi ditën e martesës e konsideronte si ditën më të bukur të jetës së saj.

Pas katër vitesh divorc nga ish burri i saj Milot Hasimja, bukuroshja nga Kosova nuk ka reshtur së kërkuari për lumturinë e saj. Edona Llalloshi u fejua pas katër vitesh divorc me biznesmenin nga Peja, Gazmend Fejzullahun.

Bukuroshja e skenës shpalli fejesën e saj me biznesmenin pejan në datën 18 shtator 2010 menjëherë pas shtatzënisë së saj. dhe kështu, çifti që u bashkua në fejesë pas njohjes nga shoqëria e tyre e përbashkët, pas një viti ka sjellë në jetë, vajzën me emrin Doa./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›