E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sakrificat e Kate për të mbetur shtatzënë

Dukesha e Cambridge-it , Kate Middleton, ka ndryshuar shumë shprehi të jetës vetëm që të mbetet shtatzënë.

Me sa duket, hoqi dorë nga ushqimi i shpejtë dhe i bonboneve të gomës.Derisa është duke pritur të shtohen në numër çifti i adhuruar mbretëror Ëilliam dhe Kate, mediat britanike po përpiqen të gjejnë më shumë detaje rreth shtatzanisë së dukeshës. Kështu ata kanë mësuar se Kate ka hequr dorë nga ngrënia e bonboneve të gomës ‘Haribo’, në mënyrë që sa më shpejt dhe më lehtë të mbetet me barrë.

Kate për herë të fundit është argëtuar në ndejën e mikeshës së saj, e cila sapo ishte bërë nënë, në muajin qershor, dhe menjëherë ka kërkuar që të jetë në rolin më të bukur jetësor.

Atëherë ishte parë për herë të fundit me alkool, dhe më pastaj menjëherë vizitoi mjekun për të marrë këshilla në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të arrijë tek ngjizja.

Heqja dorë prej alkoolit nuk ishte e rëndë për të, por dukesha thuhet se kishte problem që të hiqte dore nga ushqimi i shpejtë, ëmbëlsirat, cigaret e kafet e rastit.

Kujtojmë se pas shumë thashethemeve rreth shtatzanisë së 30-vjeçares Middleton, oborri mbretëror para disa ditësh përfundimisht ka konfirmuar se Kate është shtatzënë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›