E Diel, 1 Nëntor 2026

Imazhi tjeter i Shqiperise Nga prof. Dr. Sali Berisha*

Keto dite njeri nga organet me prestigjioze te shtypit boteror, shpalli klasifikimin e vendeve me te mira per te jetuar. Ne kete klasifikimi, Shqiperia jo vetem qe perfshihet ne listen e 100 vendeve me te mira per te jetuar, por pozicionohet ne nje vend te lakmueshem, pozicionohet e 57 nga me shume se 200 vende te planetit ku jeta eshte me e mire . Nuk ka nderim me te madh, kjo per ju te dashur qytetar dhe qytetare te Korces dhe mbare Shqiperise per vuajtjet tuaja, per djersen per sakrificat tuaja. Ne, te cilet e njohim Korces dhe Shqiperine, ne mjerimin e tyre me te thelle ne, i kemi te fresketa ne memorie tollonat dhe triskat per ushqim dhe ishim me fatlumet, ne qe kishim tollona dhe triska, sepse 70% e shqiptareve nuk kishin asgje tjeter pervec kilogramit te vajit, sheqerit dhe te kripes. Ne qe rrinim ne radhe ore te tera, per te marre nje shishe qumesht ne serish ishim ne ate periudhe me fatlumet, sepse te tjeret nuk e shihnin dot as njehere ne tre muaj, por vuanin urie. Sot, ky vend shpallet dhe hyn ne grupin e vendeve ku jetohet me mire dhe ze vendin e 57 ne mbare planetin. Nuk ka arritje me te madhe per ne qe perjetuam periudhen e nje regjimi barbar dhe kjo eshte arritja jone, kjo eshte arritja e perbashket, por kjo eshte bere e mundur, sepse ketu ne Korce dhe sot Korca eshte nje nga vendet nje nga qytetet me te mira per jetese dhe jo vetem. Ne Shqiperi, kjo eshte bere e mundur, sepse ne keto pese vite kjo mazhorance ia ka dale te investoje ne infrastrukturen dhe sektore te tjere te ketij rrethi, nje shume prej 380 milion euro. Korca nuk do te ishte nje nga qytetet ku jetohet me mire ne rast se nuk do ishin asfaltuar gjate ketyre pese viteve 360 km rruge. Korca dhe Shqiperia, nuk do te ishte nje nga vendet ku jetohet me mire, ne rast se ketu ne Korce nuk do te ishin ndertuar apo jane ne ndertim e siper 165 km rruge kombetare. Korca dhe Shqiperia, nuk do te mund te ishin nder vendet e mira per te jetuar ne rast se gjate ketyre viteve, ne nuk do te dyfishonim pensionet e uleta, ne nuk do te dyfishonim rrogat e punonjesve te arsimit, shendetesise dhe te rrisnim rrogat e tjera, ne rast se ne nuk do te ulnim ne menyre drastike varferine. Korca dhe Shqiperia, nuk do te mundin te ishin ato qe jane sot, ne rast se ne nuk do te dyfishonim ndihmen ekonomike ne rast se ne nuk do te benim nje perpjekje per nje shperndarje me te ndershme dhe me te drejte te te ardhurave. Korca dhe Shqiperia, nuk do te mund te ishin nje vend ku mund te jetohet me mire ne rast se ne nuk do te krijonim klimen e biznesit qe krijuam dhe vendin e investimeve te ndaluara 15 vjet me pare e shnderruam ne nje nga vendet me terheqese per investime ne Evrope dhe ne bote. Gjithcka eshte bere ne kete vend , eshte bere me mund te madh me sakrifica, por dhe me dashuri te vertete dhe respekt per njeri-tjetrin, per Korcen dhe Shqiperine. Koha sot shtyn me shume se kurre te duam njeri-tjetrin, te duam Korcen, te duam Shqiperine, te ndihemi krenar me njeri-tjetrin te ndihemi krenar me Korcen te ndihemi krenar me Shqiperine. Kete vit, Shqiperia do te kete me shume vizitore sesa banore te saj. Ne te kater anet cdo dite lexoj ne mediat e botes dhe lexoj vecse fjalet me te mira per mikpritjen tuaj, fjalet me te mira per gatimin tuaj, fjalet me te mira per njerezine tuaj dhe te mbare shqiptareve. Ne te gjitha mediat e botes, sot ka artikuj per potencialet e medha turistike te Shqiperise dhe une ju garantoj ju se keto jane vetem hapat e para te verteta, se Shqiperia se shpejti do te dyfishoje dhe trefishoje numrin e turisteve, sepse sa te bukura jane brigjet, po kaq te bukura jane malet dhe potencialet e tyre. Sot ne driten e gjithe ketyre zhvillimeve, arkaike e vjeter e pa papranueshme tingellon propaganda e perditshme e shpifjeve e trillimeve e nxirjes se opozites. Zoterinjte e opozites, pak dite me pare shtronin pyetjen, mos po i sjell ti Sali keta turist ne Shqiperi? Ne Shqiperi turistet po i sjell Shqiperia, por qytetaret shqiptare dhe qeveria shqiptare e beri Shqiperine magnet per ta. Kjo eshte ajo qe beme ne, se Shqiperia ketu ka qene edhe pese vite me pare dhe 500 vite me pare, por ne e beme kete se bashku. Ne menyre te perseritur me thone qytetaret se u ndryshua Shqiperia pse thua se "Shqiperia po ndryshon", vertet eshte ndryshuar po edhe me shume do ta ndryshojme dhe e bejme kete, per veten tone per femijet tane, por edhe per nje shenje respekti dhe mirenjohje per paraardhesit tane, te cilet nuk pane per gjysme shekulli nje dite te bardhe. Ky eshte shperblimi me i madh qe bejme ne edhe per ta.
Nga fjala e mbajtur ne Korce, ne perurimin e unazes se qytetit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›