Imeraj-Berishës: çlirohu nga makthi i kutive
“Qetësohuni z. Berisha. çlirohuni nga pesha e rëndë e kutive të mbyllura dhe lëreni lojën e dështuar të përbaltjes me shpifje e të shara ndaj bashkisë së Tiranës. Të gjithë e kanë marrë që ju i keni vjedhur zgjedhjet dhe që rrënimi ekonomik është vepra juaj”, theksoi zëdhënësja Armela Imeraj.
Ajo kërkoi që t’i hapet rrugës transparencës për të treguar gjendjen e ekonomisë “që të shpëtoni nga makthet të cilat ju bëjnë të flisni përçart për të bërë pis kundërshtarët. Dhe nga doktori i dikurshëm i bllokut këto makthe ju bëjnë të dukeni sot si i sëmuri i atij blloku që ekziston tanimë vetëm në përçartjet tuaja”.