E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hetim Bashes, Berishes dhe Olldashit"

Denis Dedej

Partia Socialiste kerkoi dje nga prokuroria rihapjen e hetimeve per rrugen Durres-Kukes, por kete radhe te perfshihet nen hetim edhe kryeministri Sali Berisha dhe ministri aktual i Transporteve, Sokol Olldashi. Permes nje komunikimi me mediat, kryetari i selise roze, Edi Rama, deklaroi dje se Berisha duhet te jape llogari ne prokurori per nxitimin elektoral te punimeve ne tunelin e Kalimashit. "PS i kerkon publikisht prokurorise te hetoje ngjarjen e ndodhur ne tunelin e Kalimashit dhe ta rishikoje dosjen e famshme te ministrit te "puneve te brendshme" te familjes ne pushtet, duke i shtuar abuzimeve te deritanishme, edhe abuzimin e ri qe solli shembjen e tunelit", kerkoi Rama. Me tej, ai theksoi se "prokuroria duhet te kerkoje serish heqjen e imunitetit te ketij personi, te zhytur "koke e kembe" ne korrupsion, si edhe te therrase Sali Berishen per te dhene shpjegimet e tij, se bashku me ministrin aktual te Puneve Publike qe vazhdoi ne gjurmet e paraardhesit, atij te "puneve te brendshme" te familjes ne pushtet". Ne fakt, vijoi ai, rruga u hap per disa kohe bashke me tunelin, pastaj tuneli filloi nga nje rikonstruksion ne pjesen e poshtme, qe nisi te shfaqte probleme te ndjeshme, derisa u mbyll fare pas lajmit te shembjes dhe qeveria heshti, Ministria e Puneve Publike po ashtu. "Heshti edhe kryeministri - njeriu qe ne fakt sot duhet te thirret i pari ne prokurori, per te dhene llogari per nxitimin e papergjegjshem te punimeve, thjesht dhe vetem per inaugurimet e tij abuzive elektorale- Sali Berisha", deklaroi Rama. Sipas tij, Sali Berisha ka zgjedhur te beje shurdh-memecin perpara te gjitha fakteve te renda, qe njera pas tjetres nxjerrin natyren e vertete te ketij "pushteti halldup qe grabit vota opozitare, plackit sa te mundet prona publike e private, vjedh perdite arken e shtetit, dhunon sistematikisht liri e te drejta kushtetuese, ligjore dhe demokratike ne te gjithe hapesiren e vendit". Per Ramen, sa me shume ta zgjase kete heshtje aq me te larte do ta kete edhe faturen e saj, ky gjoja kryeminister qe sillet me vendin e me njerezit. Ai nenvizoi se opozites i duhet te rrije jashte Kuvendit dhe popullit opozitar i duhet te protestoje ne rruge, per te fituar nje te drejte ligjore e demokratike fare elementare, hapjen e kutive dhe zbardhjen e te vertetes se 28 qershorit. "Perdite e me teper Shqiperise po i dalin ne siperfaqe plaget e nje infeksioni te rende te shkaktuar nga kapja me monstruoze e shtetit ne keto 20 vjet, nga korrupsioni me i pafytyre dhe babezia me e papermbajtur e pushtetit, qe sot eshte nje mjet ne duart e familjes se njeriut qe drejton qeverine", perfundoi kreu i PS, Edi Rama. Selia roze reagoi pas deklarates se Ministrise se Transporteve per mbylljen e tunelit Thirre-Kalimash, pas disa problemeve te hasura me tej.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›