Imigrantët ilegalë vërshojnë Greqinë

Trafikantët tani po e shfrytëzojnë kufirin tokësor mes Greqisë dhe Turqisë. Kalimi ilegal i kufirit këtë vit ka shënuar një rritje prej gati 370 për qind, sipas të dhënave të Frontex, agjencisë kufitare të BE-së. “Është kjo vërtetë një valë masive e migrantëve përtej kufijve”, thotë zëdhënësi Frontex, Michal Parzyszek. “Njerëzit pyesin se çfarë mund të bëjë Greqia. Nuk mund ta imagjinojë ndonjë vend, i cili mund ta trajtojë vetëm këtë çështje”, shtoi ai.
Si vend i cili tashmë po përballet me një krizë masive të borxhit, i cili po tkurrë ekonominë e saj, Greqia po përballet edhe me valën në rritje të imigracionit ilegal.
Kufijtë tokësor të Greqisë me Turqinë e shndërrojnë këtë vend në një portë për në BE, me ç’rast unioni ka theksuar se më shumë se 90 për qind të imigrantëve ilegal ketë vit kanë hyrë në territorin e BE-së nëpërmjet Greqisë.
Përkundër asistencës së BE-së, Greqia nuk po arrin të përballojë fluksin e madh të migrantëve, të cilët besojnë se ky shtet i gjymtuar financiarisht mund t’iu ofrojë më shumë, se sa shtetet nga të cilat vijnë.
Një mëngjes të vranët, para stacionit policor në Orestiada, oficerët fusin shtatë migrantë të ri-të gjithë nga Afganistani dhe Pakistani-në një automjet të blinduar.
Njëri identifikohet si Hamain. Ai është një djalosh 17 vjeçar, nga një fshat afër Kandaharit.
Ai thotë se vjen nga një familje e varfër dhe se dëshiron të edukohet. Policët e mbyllin derën e autoblindës dhe largohen.
Ata po e dërgojnë Hamainin në qendrën e paraburgimit në Fylakoi. Hamain me gjasë nuk do të qendrojë gjatë aty; qendra është e stërmbushur aq shumë, sa që policia do të jetë e detyruar të lirojë mijrantët, menjëherë pas regjistrimit të tyre.
Një nga migrantët e liruar është Aoua Nasrudin, një 35 vjeçar nga Sudani.
“Është vështirë të punosh dhe të fitosh para atje. E edhe jeta është shumë e rëndë. Kemi një luftë dhe njerëzit po vrasin njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja e largimit tonë. Ngase jeta për ne atje nuk është e mirë”, rrëfen ai.
Në të kaluarën, Nasrudin dhe migrantët tjerë do të kalonin në Evropë neper det. Por patrullat e shtuara të rojës detare kanë pamundësuar këto rrugë, prandaj trafikantët tani po e shfrytëzojnë kufirin tokësor mes Greqisë dhe Turqisë. Kalimi ilegal i kufirit këtë vit ka shënuar një rritje prej gati 370 për qind, sipas të dhënave të Frontex, agjencisë kufitare të BE-së.
“Është kjo vërtetë një valë masive e migrantëve përtej kufijve”, thotë zëdhënësi Frontex, Michal Parzyszek.
“Njerëzit pyesin se çfarë mund të bëjë Greqia. Nuk mund ta imagjinojë ndonjë vend, i cili mund ta trajtojë vetëm këtë çështje”, shtoi ai.
Frontex thotë se një numër më i vogël i njerëzve e kanë kaluar kufirin që nga muaji nëntor, kur kjo agjenci dërgoi 175 oficerë, për të ndihmuar policinë greke.
Eva Hatziagnidou është e lumtur për shkak të pranisë së Frontexit aty. Ajo ka një kiosk në Nea Vyssa, një fshat i qetë afër kufirit me Turqinë. Gjatë natës, ajo sheh migrantët duke ecur nëpër ara. Në mëngjes, ajo i sheh ata duke u larë në fontanën në sheshin kryesor.
Ajo pyet:”Kush janë këta njerëz? Çfarë dëshirojnë? Nuk e di askush, ngase ata janë të huaj”.
Migrantët udhëtojnë pa dokumente. Frontex thekson se gati gjysma prej tyre deklarojnë rrejshëm se janë nga shtetet e zhytura në luftë, me qëllim që të sigurojnë azil.
Por udhëtimi deri në Greqi mund të jetë tejet i rrëzikshëm. Shumë migrantë janë mbytur, gjatë kalimit të lumit Evros, që gjendet aty afër.
Policia i dërgon kufomat te Mehmet Serif Damadoglou, myfti në këtë rajon me popullatë të përzier myslimane dhe të krishtere. Ai varros të vdekurit në një shpat afër fshatit, por thekson se brengoset gjithashtu edhe për të gjallët.
Po pasaporta dhe pa para, thotë ai, ata po bien në grackë.
Shumica e migrantëve, të cilët lirohen nga qendrat e paraburgimit, duhet të largohen nga Greqia brenda 30 ditëve. Por shumica prej tyre arrijnë vetëm deri në Athinë. Në një pjesë në qendër të qytetit, migrantët rreshtohen për të marrë ushqim falas, të cilin ja u shpërndanë një kishë lokale.
Nidal Saker është një palestinez 40 vjeçar, i cili para pesë muajve ka arritur në Greqi nga Gaza. Ai thotë se është rrahur nga ekstremistët anti-imigrantë.
“Pa shtëpi. Pa punë. Pa familje”, thotë ai.
Një femër afgane, e cila identifikohet si Hasma, gjithashtu është rreshtuar për të marrë ushqim. Ajo është një mësuese 30 vjeçare nga Kabuli dhe ka tre fëmijë.
“Nuk kemi para. Ekonomia e këtij vendi është e dobët. Nuk kanë ekonomi të fuqishme, sa për të pranuar imigrantë”, thotë ajo.
Por migrantët po vijnë edhe më tutje. Frontex pret se deri në fund të këtij viti në Greqi ilegalisht do të hyjnë edhe 80 mijë njerëz tjerë. (AFP)