SHBA Brigjet perendimore jane perfshire nga shira te medha dhe debore
Brigjet perendimore te Shteteve te Bashkuara jane perfshire nga shira te medha dhe debore dhe pritet qe stuhite te perfshijne kete pjese te vendit gjate kesaj jave.
Ajri i lagesht qe vjene nga brigjet e Paqesorit solli reshje te medha debore ne rajonet malore perfshire reshje bore me trashesi prej tre metrash ne nje vendpushim dimeror ne verilindje te Kalifornise.
Sistemet e alarmit per stuhi dimerore jane leshuar ne disa shtete nderkohe qe disa rajone ne Kalifornine jugore po ndeshen me permbytje dhe shira te medha.
Ka patur rreshqitje dheu dhe permbytje afer qytetit te Los Angeles. Reshjet e shiut arriten deri ne pese centimetra ne kete rajon qe zakonisht ka mot te thate duke thyer rekordet dhjetera vjecare. Reshjet e shiut do te vashdojne ne jug te Kalifornise deri te merkuren.