E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjukanoviq pritet të japë nesër dorëheqje

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 22:35

Mediat shtetërore të Malit të Zi thanë se kryeministri Millo Gjukanoviq do të paraqesë dorëheqjen nesër.

Agjencia e lajmeve MINA tha se Gjukanoviqi, që çoi vendin e vogël drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006, pritet të zëvendësohet nga ministri i financave dhe zëvendëskryeministri Igor Lukshiq.

Nuk janë dhënë arsyet e dorëheqjes. Gjukanoviq pat dhënë dorëheqje edhe në fund të vitit 2006, por qe kthyer si kryeministër në shkurt të 2008-ës.

Gjukanoviq ishte 29 vjeçar kur u bë kryeministri më i ri në Evropë në vitin 1991.

Ai qe zgjedhur president në vitin 1998, para se të mirrte sërish postin e kryeministrit në vitin 2002 dhe 2008.

Ai në Ballkan është lideri që ka qëndruar më së gjati në pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›