E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imirzalioglu flet për dashuri

Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu apo, siç njihet në Ballkan për rolin e tij tek Ezel apo Mehmet Kosova,ishte shumë aktual në mediet ballkanike për faktin se është ndarë nga e dashura e tij, gjoja për shkak të aktores së njohur Bergüzar Korel, e njohur te publiku shqiptar si Shehrazadja.

Në një intervistë për mediat turke, ai ka parapëlqyer të mos kometoj këto thashetheme, por megjithatë ka folur për dashurinë.

"Nuk dua që gjithçka të konsumohet shumë shpejt. I kisha vënë vetes kusht që këtë verë të mos krijoj asnjë lidhje dhe i kam qëndruar fjalës. Nuk them që për momentin nuk përjetoj një dashuri, pasi shpesh edhe nuk e dimë vlerën e emocioneve të cilat i jetojmë. Ndihem mirë për momentin dhe kam energji për të punuar dhe shpërthyer shumë shpejt", ka thënë aktori.   Ai ka komentuar edhe qështjen e martesës, duke thënë: "Në ritmin e sotshëm njerëzit bien në dashuri, pastaj menjëherë është martesa, por unë mendoj se martesa do shumë vëmendje dhe kujdes. Duhet pasur kujdes te sjellja, zakonet, vlerat, karakteri etj. Dashuria është dashuri, është epokë e formatit të zbulimit të epshit të vërtetë dhe unë jam i sigurt se një ditë do i përshtatem këtij ritmi." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›