E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Timbaland s'ma shqiptonte dot emrin"

Këngëtarja Bleona Qereti duket se po merr famë në vende të ndryshme të botës falë bashkëpunimit të saj me Timbaland.

Në një intervistë të saj për mediat ruse, Bleona ka rrëfyer takimin e saj të parë me producentin e famshëm.
"Kur e pyeta nëse mund të prodhonte albumin tim, Timbaland nuk mund të më shqiptonte dot as emrin. Më pyeti: Si ta thonë emrin? Bellona, Bellani, Belloni", ka  treguar Bleona, duke shtuar:

"Pastaj tha: “Së pari, unë nuk bëj më albume, sepse tani është koha e këngëve dhe së dyti, edhe po të bëja një album, do e bëja per muzikën e Justin Timberlake e jo për tënden!” U lëndova shumë nga ato që më tha dhe iu përgjigja: Së pari, emri im është Bleona! Jo Bellani apo Belloni! Së dyti, do të dëshmoj të kundërten dhe do ta kuptosh që nuk do të harxhosh kohën kot me mua.” /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›