E Diel, 1 Nëntor 2026

Impenjim i plotë i strukturave shtetërore në goditjen e grupeve që trafikojnë njerëz

18-08-2013 / Gazeta 55

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu reagoi për përfshirjen e mundshme të shqiptarëve në luftën civile në Siri

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputet i PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me lajmin e dalë nga nga disa media për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë në luftën civile në Siri. “Disa agjensi lajmesh të huaja vazhdojnë të flasin për një pjesëmarrje të disa "qindra shqiptarësh" në luftën në Siri, lidhjen e një pjesë nga ata me organizata terroriste e për një rrjet rekrutimi të tyre në Shqipëri. Jepen dhe detaje, detaje të vrarësh, flitet për trupa të pajetë. Nuk jam në gjendje të them se deri në çfarë masë kjo është e vërtetë, por duket që diçka ka ndodhur”, deklaroi ai në rrjetin social Facebook. Sipas tij, “Ne jemi një vend me lëvizje të lirë njerëzish, pra askush nuk mund të pretendojë për një prevenim absolut të tilla rasteve. Kjo është njëra anë. Ana tjetër është shqetësimi, që duhet të na përfshijë të gjithëve në, për raste të tilla, qoftë dhe shumë më pak nga sa jepen”. Ndër të tjera, deputeti i PD, Tritan Shehi theksoi se “minimizimi i këtyre rasteve kërkon së pari një ndërgjegjësim e sensibilizim të plotë të opinionit tonë, jo vetëm për absurditetin e kësaj dukurie, por dhe për rrezikshmërinë e madhe që mbart ajo ndaj zhvillimeve tona. Për të bllokuar këtë marrëzi duhet një impenjim total, i shoqërisë civile, shkollës, institucioneve fetare, familjes etj. Duhet një impenjim i plotë i strukturave shtetërore, policisë, prokurorisë, inteligjencës, veçanërisht për të goditur ato grupe kriminale, që veprojnë në terren duke nxitur dhe realizuar këtë trafik cnjerëzor, pavarësisht nga petku që mund të duan të mbajnë”. Ndërkaq ish-ministri i Jashtëm, Shehu nënvizoi se, “Ne jemi shqiptarë dhe atdheu ynë është vetëm Shqipëria. "Feja e shqiptarit është shqiptaria". Ne duhet të derdhim të gjitha kacitetet e energjitë tona për zhvillimin e integrimin tonë europian. Ne jemi anëtarë të NATO-s, ne kontribuojmë për stabilitetin në zona të ndryshme të botës nën flamurin e saj, krahas aleatëve tanë. Vetëm kështu mund të mbështesim kudo popujt, paqen e lirinë. Kjo që flitet është thellësisht tragjike, për ata individë, familjet e tyre dhe për vendin. Është absurde të imagjinosh shqiptarë si "mish për top", aq larg realitetit tonë. Më e pabesueshme që disa të jenë të lidhur me organizatat me kriminale, me armiqtë e emancipimit, demokracisë, vlerave të njerezimit, të vendit tonë e familjes sonë perëndimore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›