Erdhën maoistët!
Nuk është shumë e largët ajo kohë kurë sllogani kryesorë i regjimit komunist në Shqipëri ishte “populli shqiptarë i armatosur me idetë e Mao Ce Dunit ndërtonte socializmin në brigjet kala të Adriatikut”. Një fjalë e urtë e popullit është se “thekra erën s’e harron”. Dhe sot Partia e Punës e asaj kohe, e konvertuar në Parti Socialiste,nuk ka asnjë mundësi të shkëputet nga mentaliteti komunist i të kaluarës kriminale enveriste dhe të orientohet drejt ekonomisë së tregut capitalist bazuar në një qeverisje efiqente që t’u përgjigjet standarteve të demokracisë dhe interesave kombëtare. Akoma pa u ulur në karriket e tyre,si product i zgjedhjeve më të deformuara që pas vitit të mbrapsht 97, e ashtuquajtura “skuadër e rilindjes”me në krye Edi Ramën, të kapur nga paniku i një dështimi në qeverisjen akoma pa filluar,u janë drejtuar ideve maksiste dhe maoste të Revolucionit proletarë kinez të viteve 70 të shekullit të shkuar. Në atë kohë Mao Ce Duni e quante “tigër prej letre imperializmin Amerikan”. Edhe sot njeri nga kulisat e Edi Ramës, liliputi Braçe e quan Berishën “një tigër prej letre”. Nga ana tjetër Edi Rama, hodhi në treg një adresë në internet “ku do të denoncohen nga populli ndërtimet pa leje”. Ashtu si po dëgjojmë nga mediat e Edvin Kryeministrit të zgjedhur, “ka një fluks të madh denoncimesh të ndërtimeve pa leje”. A mundet vallë të ketë një vënd demokratik në botë që një qeveri që pritet të fillojë detyrën ose është në detyrë, të ndërtojë punën e sajë në ide marksiste, në moton e spiunve pa kufi.A nuk të kujton kjo të ashtuquajturat “grupet e kontrollit puntorë”të diktaturës komuniste, kur injorantët dhe analfabetët u bënin gjëmën njerzve të artit dhe të kulturës duke i degdisur maleve “që partia po i bënte pjellore si fushat”. Qindra të tjerë përfunduan në burgjet skëterrë të Spaçit dhe të Burrelit dhe varret nuk po u gjenden. Po sa mundet të jetë i informuar një njeri që ndoshta ka mllefe personale me një individ që ka ndërtuar një banesë,se kjo banesë është me leje apo pa leje dhe t’a njoftoje Edi Ramën.Në këtë mënyrë do të instalohen format e ish sigurimit komunist ku njerzit ishin të nxitur që të spiunonin pa pushim deri edhe familjarët e tyre se “në këtë mënyrë ata i shërbenin partisë”dhe tani po i shërbejnë Rilindjes së Edi Ramës.Përsëri në këtë kontekst,po institucionet e zbatimit të ligjit në funksion të detyrës ku e kanë vëndin e tyre?Po cilin do të paguajnë më parë taksapaguesit shqiptarë? Por duket se gjetkë fle lepuri. Janë planet ogurzeza të karteleve të ndërtimit të Koço Kokëdhimës e co, që pasi të rrafshojnë ndërtimet e atyre njerzve që kan ndërtuar me leje,të fillojnë të ndërtojnë ngrehinat e tyre shumkatshe dhe bregdeti i Shqipërisë do të uzurpohet paturpësisht dhe padrejtësisht nga një tufë oligarkësh të stanit të Edi Ramës dhe Ilir Metës që u ka hyrë dreqi në bark të pasurohen dhe të pasurohen pa kufi. Por mjaft o njerëz u pasuruat me mundin e djersën e këtij populli fukara. Se një ditë do të vdisni dhe në atë botë nuk do të keni asgjë tjetër tuajën vetëm një varr 2m me një m. Përse vallë mbahen mënd burra të tillë shtetarë të mbëdhenj që janë lavdia e këtijë kombi si Hasan Prishtina,Mitat Frashëri,Luigj Gurakuqi etj,që vdiqën të varfër,si njerëz të thjeshtë, anipse kishin qenë minstra dhe kryeministra të Shqipërisë.Ata dallojnë nga politikanët tanë se përkundrazi të gjith pasurinë e tyre e shkrinë për Shqipërinë ndërkohë na ranë hise të tillë që e shkrinë pasurinë e Shqipërisë për t’u pasuruar përmes pushtetit.Se kurë do t’a kuptojne shqiptarët këtë handicap të madh kjo ësht mjaft për t’u çuditur,që të dallojë kush janë njerzit e ndershëm dhe kush janë antikombëtarët.Të hutuar nga frika e degjenerimit të pushtetit të tyre që nuk dinë nga t’ja fillojnë, Edi Rama do të bëjë mbledhjen e parë të qeverisë në Vlorë.Asgjë nuk kam me Vlorën. Vlora është vëndi që ka nxjerrë burra të mëdhenj që kanë bërë emër në historinë e Shqipërisë, është qyteti i shpalljes së Pavarsisë Kombëtare. Por thënë për hir të së vertetës, komunistët kanë manipuluar me Vlorën për interesat e tyre në funksion të egoizmit të tyre për pushtet.Sot kryeqyteti i Shqipërisë është Tirana dhe në bazë të Kushtetutës janë të vendosura dhe kryejnë veprimtaritë e tyre Qeveria dhe institucionet e larta të shtetit.Mbledhja e parë e kësajë qeverie në Vlorë është një sinjal i keq i kësajë qeverie që po vjen.Akoma janë të freskëta në mëndjet dhe memorjën e shqiptarve,kurë bandat e organizuara nga ish sigurimi komunist në të ashtuquajturën “shoqatë të Enverit”, i binin kryq e tërthorë Shqipërisë në vitin 1991, si kryqzatat në kohën e mesjetës, duke terrorizuar popullin që kërkonte përmbysjën e komunizmit.Nën breshërinë e thirrjve histerike për linçimin e demokratve,ata kërkonin që Kryeqyteti i Shqipërisë të mos ishte Tirana por të shpallej Vlora kryeqytet.Siç duket Vlora do t’u sherbejë gjithnjë si trampolinë enveristve në sulmet e tyre kundër demokracisë.Edhe në vitin e mbrapsht 97,u zgjodh Vlora nga falangat e ish sigurimit komunist,që do të fillonte revolucioni Bolshevik Leninist që i vuri flakën Shqipërisë dhe përmbysi me grykën e pushkës qeverine demokratike të zgjedhur nga populli. Kjo qeveri që po vjen,është e frikësuar por edhe kërkon të friksojë shqiptarët.Shpallja e kabinetit qeveritarë Rama-Meta dy muaj para konstituimit të Parlamentit dhe të qeverisë po bëhët me qëllim të një fshese radikale në administratën shtëtërore.Është një qeveri e përbërë nga njerëz “analfabetë”në njohuritë e tyre të administrimit të shtetit.Shumica e tyre janë njerëz anonimë që librezën e tyre të punës e hapin për herë të parë si munistra pa punuar asnjë ditë në administratën shtetërore.E vetmja “aftësi” e tyre është se janë të verbër në besnikrinë e tyre ndaj padronit Rama.Njerëz të pa njohur për inteligjencën e tyre,për të mos thënë se janë të njohur për rrugaqërinë e tyre ordinere në funksion të politikës.Tani më është thënë dhe deklaruar se demokratët “duhet të gjejnë vrimën e miut ku të futen”. E ashtuquajtura “byro kombëtare e hetimit” që po reformatohet në analet e zeza të ish sigurimit komunist në elitën e Prtisë Socialiste, është një skemë e vjetër e revolucionit kulturor proletarë kinez që po adoptohet në rrethnat e reja në kushtet e një dëmokracie që mendojmë se ka fituar mbi komunizmin në Shqipëri.A është vallë kjo një rrëshqitje e frikshme nga demokracia? Pa fjalë ministart e Edi Ramës kanë marrë urdhër që të hartojnë listat e të gjithë atyre demokratve që do të largohen dhunshëm dhe pa asnjë motiv nga administarata shtetërore gjoja si “njerëz të Berishës”. Qindra nëpunës të thjeshtë dhe të kualifikuar,të përkushtuar për punën në funksion të shtetit dhe të qytetarit,do të detyrohen t’u lëshojnë vëndin militantëve të thekur të etur për vjedhje dhe pushtet.Është një rrokullisje e madhe ,një rrëshqitje e tmerrshme në rrugën e demokracisë që kemi zgjedhur. Përsëri është një humbje kohe në rrugën e vështirë të demokracisë.Sigurisht këta politikanë që erdhën në pushtet me marifetet e tyre të së kaluarës enveriste, nuk erdhën në pushtet për të mirën e këtijë populli.Ata erdhën për të mbushur thasët e zbrazur,që i zbrazën në zgjedhjet e 23 Qeshorit. Të vjedhin dhe të grabisin nga ajo pausuri kombëtare që akoma ka mbetur.Një gjë është e sigurtë se maoistët e rinj me ide të vjetra që po vijnë në pushtet,nuk janë të sigurtë në karriket e tyre.Si i thonë fjalës sipas burimeve të sigurta nga “radio populli”, Rama-Meta janë tejet të friksuar nga përsëritja e skenarit grek që po ndodh ndoshta edhe në Shqipëri.Duket si një fitore ogurzezë. Sapo e djathta e lëshoj pushtetin në Greqi dhe erdhi e majta në pushtet me Papandreun,Greqia ra në një krizë të paparë, në një recesion dhe protesta massive. Është një krizë e rëndë,më e rënda në historinë e popujve të rajonit.Greqia mundet të shpëtojë çfarë mundet të shpëtojë vetëm me ndihmat qidra miliardëshe Euro të BE.Po Shqipëria nuk ka gjasa që as të mendojë një ndihmë të tillë.Duket se ditë të vështira na presin në qeverisjën e socialistëve.Por këtë feste ndoshta e kërkuam,se do të na mbulojë edhe veshët ose do të na rrijë në majë të kokës,do të shohim.Këtë feste kemi zgjedhur.