Vera londineze e Rudina Xhunges perfundon ketu
Ka marre fund edhe vera londineze e Rudina Xhunges. Gazetarja e njohur televizive, i eshte rikthyer serish kryeqytetit dhe jetes se perditshme ne te. Pas nje periudhe te gjate pushimesh, qe ka nisur thuajse me perfundimin e sezonit televiziv, Rudina eshte pare serish ne Tirane, jo me larg se mesdita e djeshme. Paparazzi yne e ka fotografuar, ne momentin, qe ajo ka qene duke dale nga njera prej bankave ne afersi te bllokut. E veshur me xhinse dhe nje bluze te bardhe, ne kete foto Rudina shfaqet sportive dhe krejt ndryshe nga sa jemi mesuar ta shohim ne ekran. Por ajo qe bie ne sy, nder te tjera eshte se pavaresisht se zgjodhi nje vend te fresket si Londra, kete vere duket se gazetarja nuk e ka privuar veten edhe nga marrja e rrezeve. Ku i dihet, ndoshta ne shoqerine e mikeshes se saj Ilva Tare, Rudina ka gjetur hapesiren dhe kohen e duhur edhe per pushime buze detit. Per me teper, qe pas divorcit ne Shqiperi, Ilva nuk humbi kohe per t'iu rikthyer kryeqytetit anglez, ku jeton aktualisht.