Import-eksportet, eksportet bujqësore arrijnë në 60%
Përmirësohet me një pikë, raporti tregtar në gjashtë mujorin e parë të vitit 2011, si pasojë e rritjes së eksporteve. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Bujqësisë Nidela Hoxha, u shpreh se rritjen më të madhe të eksporteve e zënë produktet bujqësore me 60%, të ndjekura më pas prej bimëve medicinale me një rritje prej 48%. Ndërkohë që eksporti i fruta-perimeve është rritur me tre herë, në krahasim kjo me një vit më parë.
Ndërsa përsa i përket importeve, uljen më të madhe e ka pësuar mishi i shpendëve me 27 %, i ndjekur më pas prej mishit të gjedhit me 22 %. Ndërkohë ka pësuar rritje me 25 %, importi i produkteve bujqësore.