Zhilla: Në fokus plani urbanistik, për biznesin

Plani urbanistik i Tiranës është një prej kërkesave më emergjente për biznesin e kryeqytetit, pasi kjo ka shkaktuar bllokim të sektorit të ndërtimit, i cili gjendet në krizë. Ilir Zhilla, kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, pas ardhjes në krye të Bashkisë së kryetarit Lulzim Basha, kërkon ndër të tjera edhe rritjen e transparencës dhe bashkëpunimin Bashki -biznes.
Zhilla deklaron se periudha zgjedhore ka ndikuar në uljen e trendit të investimeve dhe përmbushja e premtimeve të kreut të Bashkisë do të nxiste rikthimin e investimeve.
Hartimi i planit urbanistik dhe ulja e taksave kanë qenë dy prej pikave më të përmendura në premtimet e krybashkiakut të kryeqytetit dhe biznesi po mirëpret mbajtjen e tyre si një mundësi për të përmirësuar performancën e tyre.