Importi i birrës në tetor, evazion te Doganat
Në mars të këtij viti, qeveria vendosi të aplikojë akcizë të diferencuar për birrën. Arsyeja ishte mbrojtja e prodhimit vendas. Në ligjin e ri u vendos që prodhuesit e mëdhenj të birrës, sigurisht, firma ndërkombëtare që kanë kapacitete prej miliona hektolitrash, të paguanin jo vlerë të njëjtë për njësi, por sipas sasisë së prodhimit të tyre.
Ligji, i cili ka shumë muaj që ka hyrë në fuqi, së fundi i ka kaluar në administrim Doganës. Akciza që paguhet për birrën dhe për të gjitha produktet e tjera tashmë paguhet në zyrat e doganave.
Por, këto të fundit, duket se po e përdorin këtë aset të mbledhjes së të ardhurave jo për të rritur paratë në buxhetin e shtetit, por për të favorizuar biznese të caktuara importuese. Kuptohet që ky favorizim nuk bëhet për një gabim të doganave, por për përfitime të tjera.
“Panorama” ka zbuluar një dokument ku shikohet qartë se produkte të birrës, të prodhuara nga firma të njohura ndërkombëtare me kapacitete jo prej mijëra, por miliona hektolitrash në vit, paguajnë akcizë si të ishin fabrika të vogla nga ato që gjendeshin rëndom lagjeve të qyteteve.
Ligji i akcizës parashikon që për prodhimet vendase dhe të huaja akciza të jetë 1000-1200 lekë/HL për kapacitetet deri në 70 mijë hektolitra në vit. Akciza rritet sipas gradacionit në 1200- 1440 lekë/HL për kapacitetet nga 70 000-200 000 hektolitra në vit.
(Po cfare ka ndodhur realisht ne dogane, si kane paguar marka te ndryshe dhe si jane favorizuar, per kete lexoni me gjeresisht sot ne gazeta Panorama)