Qipro per statusin e Shqiperise I mundur ne dhjetor
Për presidencën qipriote, statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i mundur në dhjetor. Por për të bindur edhe shtete anëtare më të vështira si Gjermania apo Hollanda, Shqipëria duhet të plotësojë tre kushtet e mbetura para dhjetorit. Momentalisht, presidenca qipriote nuk e përjashton futjen në rendin e ditës së samitit të 13 dhe 14 dhjetorit të statusit për Shqipërinë nëse plotësohen kushtet.
Në vijim intervista e plotë e zv/ministrit të Punëve të Jashtme Andreas Mavroyanis, dhënë për gazetaren e Abc News Erisa Zykaj
Andreas Mavroyanis: “Statusi në dhjetor nuk përjashtohet Puna duhet të vazhdojë dhe do të shohim. Për momentin është tepër herët të thuhet, pasi ka shtete anëtare që konsiderojnë që Shqipëria nuk ka përmbushur të gjitha kushtet për të marrë statusin. Por kjo mund të ndryshojë. Ndaj vazhdoni punën.
Pyetje: Sipas jush, palët kanë kohë të mjaftueshme për t’ia dalë deri në dhjetor ?
Andreas Mavroyanis: “Ju e keni fjalën në nivelin e politikës së brendshme në Shqipëri ? Unë shpresoj që ato t’ia dalin. Ju e njihni mirë situatën. Shpresoj, që palët t’ia dalin”.
Këtë shpresë e ndan dhe Komisioni Europian, institucioni që duhet të hartojë raportin për shtete anëtare. Në takimin që ministrja Bregu ka patur me drejtorin e përgjithshëm për zgjerimin, Stefano Saninno, ky i fundit mësohet të ketë thënë, se Komisioni Europian pret të përfshijë në raport edhe plotësimin e tre kushteve të mbetura brenda nëntorit. Vetëm kështu Shqipëria mund të shpresojë një përgjigjje pozitive nga 27 shtetet anëtare për statusin e vendit kandidat në samitin e dhjetorit. Përndryshe statusi mund të shtyhet një vit.