Zgjedhjet e 2013 mbledhin trojken e ambasadoreve
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 kanë mbledhur mbledhur në një takim trojkën e ambasadorëve të akredituar në Tiranë. Në takimin e parë të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet morën pjesë ambasdadori i SHBA Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së Etore Sekui dhe ambasadori i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Volfarth.
Grupi i Punës është një forum i përfaqësuesve të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare për të shkëmbyer informacion në lidhje me zgjedhjet, si dhe për të bashkërenduar qëndrimet.
Ambasadori Eugen Ëollfarth në fjalën e tij ka vlerësuar konsensusin e arritur mes partive politike për reformën zgjedhore dhe tha se kjo duhet të pasohet nga zbatimi i Kodit zgjedhor.
“Konsensusi i arritur nga partitë kryesore parlamentare për të përfunduar me sukses reformën zgjedhore duhet të pasohet nga një zbatim i plotë dhe i sinqertë i kodit të ndryshuar zgjedhor nga të gjithë aktorët e përfshirë.
Kjo vlen veçanërisht për përdorimin e teknologjive të reja në zgjedhje: një frymë besimi midis partive dhe vullneti të mirë është thelbësore për zbatimin me sukses të këtyre teknologjive”. Tha Volfarth.
Ambasadori i OSBE-së ka vlerësuar punën e deritanishme të KQZ-së dhe theksoin se ëhstë e vendosur për të punuar me profesionalizëm dhe efikasitet të lartë.
“KQZ-ja i ka hyrë punës me vrull dhe duket e vendosur për ta kryer atë me profesionalizëm dhe në mënyrë jopartiake. Deri më tani vendimet kanë qenë të njëzëshme dhe më vjen mirë të them se klima e përgjithshme e takimeve në KQZ ka qenë pozitive. Është shumë e rëndësishme që KQZ-ja të bëjë përpjekjet maksimale për t’i realizuar me efikasitet përgatitjet komplekse për zgjedhjet parlamentare.
Nuk mendoj se mund ta teproj së theksuari rëndësinë e madhe të të pasurit një atmosferë bashkëpunimi në KQZ, me një pjesëmarrje aktive dhe konstruktive të të gjithë anëtarëve”- vijoi ai.
Ndërkaq ai informoi edhe për propozimin e një Kodi Sjelljeje për partitë politike, i cili ka për qëllim të shmangë përdorimin e një gjuhe të papërshtatshme gjatë fushatës së ardhme zgjedhore.
“Në një takim që pata me Presidentin e Republikës më 26 tetor diskutuam hartimin e një kodi të tillë. Ai e mirëpriti këtë nismë dhe premtoi mbështetje të plotë me synim që së bashku me Prezencën të hartohej ky kod dhe të merrej miratimi i partive politike. Sigurisht që ne e mirëpresim mbështetjen e bashkësisë diplomatike këtu në Shqipëri për këtë përpjekje, e cila besojmë se do të kontribuojë për të siguruar zgjedhje të lira dhe të drejta”- shtoi Volfarth.
Në fund të fjalës së tij ambasadori Volfarth shprehu mbështetjen dhe asistensën teknike që OSBE i ofron KQZ-së dhe autoriteteve të tjera vendase, ndërsa ODIHR-i bën vëzhgimin e zgjedhjeve nëpërmjet ekipeve të vëzhguesve dhe nxjerr raporte me gjetje dhe rekomandime.
Misionet e ODHIR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve realizohen në bazë të një kërkese specifike që vjen nga vendi ku mbahen zgjedhjet”, tha Vollfarth.