E Shtunë, 31 Tetor 2026

Importi i plehrave, ne Kushtetuese Rozeta Rapushi



Nis shqyrtimi ne Gjykaten Kushtetuese, i kerkeses te Aleances Kunder Importit te Plehrave, per ndalimin e importit te mbetjeve per riciklim, si dhe kalimin e kesaj ceshtjeje ne referendum. Kjo gjykate, degjoi dje pretendimet e paleve, per t’u terhequr ne marrjen e nje vendimi mbi ankesen e bere. Ne mbrojtje te nismes, avokati i kryeministrise, Ivi Kaso, argumentoi se nese hiqet neni 49 i ligjit per menaxhimin e mbetjeve te integruara, atehere do te kete liberalizim te importit te mbetjeve, me mbi 500 te tilla, duke e kthyer Shqiperine shume vite pas. Sipas tij, heqja e ketij neni apo shfuqizimi me referendum, rikthen situaten para vitit 2002. “Miratimi i kesaj kerkese dhe rrjedhimisht edhe shfuqizimit me ane te referendumit te nenit 49. Kjo perkon edhe nje here me qellimin e tyre ndoshta tinezar, per ta rikthyer situaten para vitit 2002, ne te cilin te kemi nje lejim te pergjithshem te ligjit per import te mbetjeve jo te rrezikshme, te garantuar nga neni 48, pika 3, jo per qellim asgjesimi dhe ajo qe enderrojne ata mungesen e nje kuadri nenligjor, i cili detajon te ashtuquajturen listen e gjelber, pra materialet, te cilat lejohen te importohen”, - argumentoi Kaso. Ne te njejten linje, u shpreh edhe zevendesministri i Mjedisit, Taulant Bino. Sipas tij, heqja e ketij neni nuk ndihmon, por liberalizon tregun e importit te mbetjeve, i cili aktualisht eshte i reduktuar brenda kufijve te listes se gjelber. Por avokatet e shoqerise civile, u shprehen se ne ankese, kerkohet ndalimi i importit te mbetjeve, te cilat jane te pa kontrolluara dhe qe nga viti ne vit, jane rritur ne menyre te ndjeshme, sipas raporteve te vete Ministrise se Mjedisit. “Fakti qe duke eliminuar keto dy nene qe kerkojne nismetaret te shfuqizohen nga ligji, mund te lejonte import te liberalizuar te mbetjeve, nuk eshte i vertete eshte spekulim, sepse nje gje e tille ndalohet kategorikisht nga dispozita shume konkrete te Konventes se Bazelit”, - tha avokati, Dorian Matlia. Pas degjimit te paleve dhe argumenteve te parashtruara, Gjykata Kushtetuese, u terhoq per marrjen e nje vendimi, nese do te pranohet apo jo kerkesa e shoqerise civile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›