Shqiptaret nuk jane me efekt sekondar i politikaneve te vet Nga Pandeli Majko
Pavaresia e Republikes se Kosoves perfaqeson nje nga aktet e fundit te procesit te ndarjes s? ish-Jugosllavise. Shpallja e pavaresise se shtetit te Kosoves perben nje moment historik per historine e re dhe te vjeter te kombit shqiptar. Ai ndryshoi statusin e tij ne rajon ne marredhenie me rendin nderkombetar dhe poziten e tij gjeopolitike. Ne te tilla raste, e ke pak te veshtire te shmangesh “inflacionin” e fjaleve. Ngjarja ne fjale eshte thellesisht cilesia e re qe shqiptaret i ofruan “sasise” se historise qe ata kishin prodhuar per veten dhe rajonin e Ballkanit qe nga prishja e Perandorise Osmane.
Ne te tille pervjetore thuhen vec fjale te mira por ndonjehere eshte i vlefshem edhe reflektimi kritik. Delegacioni shqiptar i Kosoves mberriti ne shkurt te 1999 ne Paris pas nje udhetimi te gjate ne humbetiren e historise. Nuk eshte thjesht nje figure letrare, te konsiderosh se delegacioni shqiptar dhe ai qe vinte nga Beogradi zyrtar ne vitin 1999 ishin “te fundit” e nje ngjarjeje qe hapi punimet ne 19 janar 1919. Kjo ishte Konferenca e Paqes te mbledhur pas Luftes se Pare Boterore. Pas 80 vjetesh dukej se ato qe u vendosen per shqiptaret ne ate konference kishin mbetur nje “ceshtje” e hapur.
Ne 1919-en, ne Paris, shqiptaret u perfaqesuan nga disa “pale” ku ai me perfaqesuesi ishte delegacioni i miratuar nga Kongresi i Durresit ne dhjetor 1918 dhe qe drejtohej nga Turhan Pasha (Kryeministri i qeverise shqiptare te kohes).
Hasan Prishtina qe ishte konsideruar si perfaqesues i Kosoves nuk mori pjese ne delegacionin shqiptar me pretendime qe shkojne deri tek “mungesa e pasaportes”… Mungesa e perfaqesuesit te Kosoves ishte nje nga mosmarreveshjet e politikes shqiptare te kohes qe duke ju marre kembet vrapoi drejt qendres se vendimmarrjes planetare per rendin e ri nderkombetar qe po fillonte pas Luftes se Pare Boterore. Shqiptaret nuk ishin humbes por as fitimtaret e asaj qe ndodhi. Ata kishin humbur influencen qe ushtronin nga Stambolli dhe Vjena. Me nje elite drejtuese te papergatitur dhe te percare, kombi shqiptar ndeshi ne qellimet edhe me konfuze te fuqive te medha ndaj se ardhmes se tij. Shtetet fqinje te shqiptareve ne kushtet e reja nderkombetare kishin aleate dhe interesa gjeopolitike. I vetmi fat i shqiptareve ironikisht ishin mosmarreveshjet e atyre qe donin ti pervetesonin tokat dhe banoret e tyre.
Me 24 shkurt 1919 delegacioni shqiptar doli perpara Keshillit te Larte te Konferences ne nje seance degjimore. Ishte rasti i pare per te zyrtarizuar ekzistencen e shqiptareve ne sistemin nderkombetar te Fuqive te Medha. Prezantimi nuk ka qene mbreselenes. Sharmi i Venizellosit te Greqise dhe lindja e Jugosllavise erresonte cdo interes ne favor te shqiptareve ne tavolinen e fuqive te medha. Ne kete muzg te frikshem mbi fatin e shqiptareve nga politika nje fuqie te re si ajo e Shteteve te Bashkuara te Amerikes erdhi nje interesim i cili e tejkaloi parashikimet modeste. Ky ishte zeri i Presidentit amerikan Uillson. Ndersa po kthehej ne Uashington ai i dergoi nje telegram sekretarit te shtetit Robert Lansing, i cili kryesonte delegacionin amerikan. Aty shkruhej: “Qe perpara se te largohesha kisha ndermend te te shprehja ty dhe kolegeve te mi, interesimin e madh qe kam per fatin e Shqiperise. Druaj se mos, mes morise se ceshtjeve te tjera, te cilat mund te te duken me urgjente dhe me te rendesishme, kesaj ceshtjeje nuk do ti kushtohet vemendja e duhur. Te lutem tregohu shume vigjilent rreth saj”…
Ne histori asgje nuk behet asgje. Shqiptaret fituan ekzistencen por humben gjysmen e vetes. Kosova ishte cmimi qe u pagua. Ai ishte faji i pafajesise sone kombetare perballe historise. Shqiperia u nda nga Kosova sic ndahen dy vellezer me fate te ndryshme.
Kosova qe ne fillim e refuzoi “statuskuone” e Parisit. Ne Shqiperi u krijua Komiteti per Mbrojtjen Kombetare te Kosoves qe pretendonte se perfaqesonte 150 000 shqiptare te shperngulur me dhune nga spastrimi serb i kohes. Ne 13 qershor 1920 nje anetar i Komitetit per Kosoven, Avni Rustemi, vrau ne Paris Esat Pashe Toptanin. Ky i fundit ishte perfaqesues tipik i dobesise se politikes shqiptare te kohes duke bere tregti me interesat kombetare te shqiptareve.
Kosova u be ndergjegjja e vrare e shqiptareve. Ajo konsiderohej tradhtia e politikes sa edhe nje deshire per te ndryshuar te ardhmen. Ajo vazhdoi te ishte e tille deri ne 1999. Ishin perseri pasardhesit e presidentit Uillson qe vazhduan ate qe filloi ai.
Sot Republika e Kosoves eshte “bursa nderkombetare” e rajonit. Ajo eshte nje shtet qe po shfaqet butesisht dhe ne paqe me fqinjet, pa u lodhur te fshije gjurmet e kohes mbi te. Kosova “lindi” ne 1912 se bashku me Shqiperine. Ne 1999, ajo fitoi betejen e vet me historine qe nuk e pranoi si te tille. Shtetin e Kosoves tanime e njohin jashte formalitetit zyrtar edhe ata qe nuk e duan. Kosova eshte shtet nderveprues ne strukturen nderkombetare te rajonit dhe nuk do te duhet shume kohe qe vendi i saj ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara te plotesohet.
Ne vitin 1919 askush nuk e mendonte keshtu fatin e shqiptareve. As vete tradhtaret.
Aktualisht, po jetojme endrren e atyre qe dhane jeten per aspiraten kombetare te kombit shqiptar. Kjo do te thote se shqiptaret ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Luginen e Presheves dhe me gjere kane nje te ardhme te perbashket.
Shqiptaret nuk jane me efekt sekondar i politikaneve te vet. Pavaresia e Kosoves e ndryshoi ne te kundert kete raport absurd. Ne kete kuptim, pavaresia e Kosoves eshte me shume se nje akt juridik.
* Fjala e mbajtur ne konferencen shkencore “Kosova, 5 vjet pavaresi: arritje dhe sfida” (ne universitetin Hena e Plote (BEDER)