Importuesit serbë sjellin mallra pa doganë

Pavarëisisht deklaratave politike se IBM-ja po zbatohet në përpikëri, në terren ndodh e kundërta. Në pikat kufitare, që ndodhen në veri të Mitrovicës vazhdojne të importohen mallra pa paguar taksa doganore.
Importuesit serbë në pikat 1 dhe 31, që ndodhen në pjesën veriore të Mitrovisës, vazdhojnë t’u shmangen taksave doganore.
Pavarësisht deklaratave politike se marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve po zbatohet në përpikëri, në terren është e kundërta, shkruan Kosova sot.
Një burim i gazetës ka sqaruar se lejimi i tyre apo mosmarrja ndaj importuesve, të cilët me mallrat e tyre nuk po i zhdoganojnë në terminalin e Mitrovicës po lejohet me qëllim që të mos ndikojë në bisedime, të cilat po zhvillohen në Bruksel mes dy kryeministrave.
“Dogana është duke i evidentuar të gjitha hyrjet atje, janë duke paguar vetëm ngarkesat e mëdha, të cilat shkojnë në terminal për të paguar dhe nuk zhdoganohen mallrat me sasi të vogla”, thotë ky burim.
Sipas tij, tash për tash Qeveria është e koncentruar në dinamikën e bisedimeve, ku thotë se kanë informata dhe janë në dijeni të personave dhe bizneseve, që po u shmangen pagesave doganore, por nuk duan të ndërhyjnë./Indeksonline/