E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundestagu kushtëzon Serbinë me ulësen e Kosovës në OKB

Këshilltari i politik i Grupit Parlamentar në pushtet në Bundestagun Gjerman ( CDU-CSU), Hans Falenski ka thënë Bundestagu do të hiqte dorë nga disa kushte që ia ka parashtruar Serbisë për dhënien e datës për fillimin e negociatave me BE-në, nëqoftëse Serbia nuk e bllokon sigurimin e ulëses për Kosovën në OKB.

“Më e rëndësishmja është që të vijë deri te normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që do të hapte rrugën për respektim të ndërsjellë, e kjo më vonë do të përfshinte edhe presionin mbi Serbinë për pranimin e ulëses për Kosovën në OKB. Në qoftë se do të vinte deri te një zhvillim i këtillë Bundestagu do të ishte i gatshëm të tolerojë mos përmbushjen e disa kushteve shtesë të parashtruara për Serbinë”, ka thënë Falenski, për gazetën “Politika”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›