E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, Av. i Popullit: Të krijohet barazi para ligjit

 Gjithashtu, Avokati i Popullit thekson se heqja e imunitetit do të ndikojë edhe në luftën kundër korrupsionit dhe në respektimin e parimit të barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët.

“Avokati i Popullit nuk kërkon imunitet personal, dhe për këtë ai shprehet se është i hapur ndaj çdo verifikimi që dëshiron të kryejë çdo zyrtar apo qytetar, mbi personin dhe pasurinë e tij. Pra, Avokati i Popullit nuk ka kërkuar gëzimin e privilegjit të pacenueshmërisë, për kontrollin e sendeve vetjake apo edhe të banesës së tij, por është që të trajtohet lidhur me këto çështje si të gjithë qytetarët e tjerë. Gjithashtu, Ekspertët e EURALIUS në Shqipëri  gjatë seancës dëgjimore në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut, mbështetën mendimin se Avokati i Popullit duhet të gëzojë mbrojtje funksionale, pra ai të ketë mos përgjegjësi penale dhe civile vetëm gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij”, thuhet në deklaratë. /Start/
 

                                                                                             2012-07-23 08:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›