E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, kundër të gjithëve: Nuk japim vota për heqje imuniteti

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka reaguar dje ne lidhje me debatin per heqjen e imunitetit te politikaneve dhe gjyqtareve. Pas qendrimit te Partise Demokratike, e cila ftoi deputetet e opozites te votojne nismen, kreu i PS-se shkruan me rrjetin social se nisma do te votohet vetem kur te merren parasysh propozimet e Partise Socialiste. "Qendrimi yne per imunitetin eshte i qarte: Jemi Pro, po vetem pasi te diskutohen te gjitha ndryshimet qe kemi propozuar mbi nje vizion reformues!", - u shpreh dje kreu i selise roze ne adresen e tij ne rrjetin social "Facebook". Me tej, Rama komenton dhe deklaraten e PD-se per kete ceshtje, duke u shprehur se eshte tallje me shqiptaret te thuash se opozita nuk do te heqe imunitetin. "Cfare neverie perseri sot propaganda e Saliut per imunitetin! Kerkon konsensusin e opozites duke pergojuar deputetet tane e tallur shqiptaret", - shprehet kreu i PS-se. Kryesocialisti Rama ka mbeshtetur qendrimin e bere zyrtar ne lidhje me ndryshimin e Kushtetutes jo vetem per imunitetin e politikaneve, por edhe nderhyrjet ne nje sere ceshtjesh qe lidhen me sistemin gjyqesor dhe Prokurorine e Pergjithshme. Ne qendrimin e tij zyrtar te dy diteve me pare, Rama ka theksuar se propozimet e PD jane te ngjashme me ato te PS-se disa vite me pare, por tashme duhet nje nderhyrje me e plote per reformen ne drejtesi. "Sa per imunitetin, jemi ne, Partia Socialiste, qe e kemi kerkuar prej vitesh heqjen e imunitetit permes ndryshimit kushtetues dhe kete pala tjeter, dihet boterisht, e ka kundershtuar vijimesisht, duke tentuar madje ta beje heqjen e imunitetit me vendim qeverie. Me ne fund, ata kane ardhur ne pozicionin tone edhe fale mbeshtetjes qe ka gjetur ky pozicion nga ekspertiza nderkombetare", - u shpreh Rama. Sipas tij, PS nuk eshte kunder heqjes se imunitetit, por kerkon nje nderhyje me te gjere ne Kushtetute dhe nje ekspertize me te plote nga ekspertet e ligjeve dhe opinioni publik ne lidhje me nderhyrjen qe duhet te behet ne Kushtetute.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›