Shkodër, shpërthim në një automjet

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “3 Herojt”, ku është dëmtuar automjeti tip Audi A6 , në pronësi të shtetasit S. Cerjani, 34-vjeç, me banim po në këtë lagje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore së bashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore të kryera rezultoi se mjeti në fjalë është dëmtuar pjesërisht në pjesën e parme, teksa dëme në njerëz nuk ka pasur. Dëmtimi mendohet të jetë shkaktuar me lëndë shpërthyese.
Aktualisht po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve. Po kryen veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në lidhje me këtë ngjarje do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-07-23 09:09