Imuniteti, Haxhinasto: LSI nuk është për referendum, por konsensus mes palëve
Zëvendëskryeministri, njëkohësisht edhe ministri i METE, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se LSI-ja përjashton referendumin, duke u shprehur se partia e tij do të mbështesë heqjen e imunitetit vetëm brenda dyerve të Parlamentit.
LSI nuk është për referendum, por për konsensus mes palëve,- deklaroi sot Edmond Haxhinasto.
Në ndryshim nga qëndrimi i mazhorancës, Haxhinasto duke iu referuar debatit për heqjen e imunitetit vlerëson se LSI do të mbështesë heqjen e imunitetit brenda Parlamentit.
LSI do të mbështesë heqjen e imunitetit brenda Parlamentit. Politika të fokusohet dhe të realizojnë në mënyrën më të shpejtë të mundshme heqjen e imunitetit për të ecur në çështjen e integrimit konform Kushtetutës, – theksoi Haxhinasto.
Këtë deklaratë Haxhinasto e bëri mesditën e sotme, pas takimit me bizneset fasone në Berat, ku premtoi mbështetje të mëtejshme të ministrisë përmes politikave të ndryshme për të lehtësuar punën e tyre.
28 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Imuniteti, Haxhinasto: LSI nuk është për referendum, por konsensus mes palëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip