Tritan Shehu: Kryeprokurorin e ri e zgjedh Nishani, nuk do ketë pakt PD-LSI
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, duke folur për kryeprokurorin e ri, ka thënë se zgjedhja e tij është një e drejtë kushtetuese e presidentit Bujar Nishani.
Ai ka thënë për Ora Neës se kryeprokurori i ri nuk do të dalë nga një marrëveshje PD-LSI. Kjo, pasi sipas Shehut, zgjedhja e kryeprokurorit të ri është një çështje institucionale dhe jo politike. Pra, një zgjedhje që i takon presidentit Nishani.
Ndërkohë, në lidhje me debatin e imunitetit, në të njëjtën linjë me qëndrimin e kryeministrit Berisha, ai e sheh referendumin si të vemten rrugë për kufizimin e imunitetit.
Opozita kërkon ta kushtëzojë me elementë të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me imunitetin vetëm për ta bllokuar dhe si rrjedhojë nuk shoh zgjidhje tjetër vecse heqjen e tij me referendumtha ai.
Sipas Shehut, referendumi nuk do të përbëjë një test për mazhorancën, e cila sipas tij, do jetë fituese e zgjedhjeve të 2013-tës.