E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Braçe: Fullani, zyrtar i pamoral dhe i paturpë

Deputeti socialist, Erion Braçe, i është kundërpërgjigjur sqarimit të Guvernatorit Fullani, duke e quajtur atë një zyrtar pa moral dhe të paturpshëm.

Je vërtetë zyrtari më i pacipë i këtij shteti, por i denjë për të dhe luksin e tij, thotë Braçe në reagimin e tij dhe më poshtë vazhdon sqarimin:

E para, numrat e publikuar dje nga unë janë tërësisht të saktë, nxjerrë nga dokumente zyrtare!Ti shpif, jo unë dhe mediet. Të kërkoj publikisht të tërheqësh shpifjen ndaj meje e medies. Sot! Ndryshe nesër do të bej publike gjithë korrespondencën zyrtare mes meje dhe BSH, ku janë të gjithë numrat e përmendur!

E dyta, shpenzimet për kompensim ushqimi janë mbulimi i një kontrate tërësisht personale, të kërkuar prej teje, në favor të një kompanie, jo prej punonjësve të BSH!

E treta, shpenzimet për sportin janë tërësisht jashtë çdo logjike, edhe pse po të shohësh numrat, janë ulur shumë pas 2009-tës, kur kanë qenë në kulm. Ti duhet të përgjigjesh: paguhen me to përpjekjet e tua për tu kthyer në elegancën biologjike qe se ke patur kurrë?

E katërta, ti nuk përgjigjesh për shpenzimet e qerasë. Se bën dot! Janë 1 milion dollarë të shpenzuara për qera ne vitin 2011, bëhen gati 3 milion dollarë prej 2009-tës. E gjitha, në një kohe kur ti ke harxhuar para pa hesap për të blerë godina për bankën, restauruar të tjera!

Unë jam i shqetësuar se këto shpenzime do te rriten edhe më, kur kontrata e rindërtimit të godinës së BSH skadon në 4 dhjetor, ndërkohe që godina e Bankës është shume larg nga fundi!!!!

As për këtë nuk përgjigjesh dot. Ata që të sollën kompaninë ACMAR, janë ata që të rivunë Guvernator.

E pesta, ti nuk përgjigjesh as për shpenzimet e transportit, ato që i klasifikon si bileta avioni, treni, autobusi, të tjerat që i klasifikon si shpenzime për udhëtime biznesi, jashtë shteti, qe arrijnë respektivisht në 400 mijeëe 550 mijë dollarë vetëm për ketë vit!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›