E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti Topi dush politikes Rozeta Rapushi

Presidenti Bamir Topi kerkon kufizimin e imunitetit per te gjithe zyrtaret politikane apo perfaqesues te drejtesise. Duke shprehur shqetesimin e tij te thelle per akuzat e renda te bera se fundmi nga zyrtaret dhe publikim te dokumenteve qe pretendojne se inkriminohet pala tjeter kreu i shtetit kerkoi hetim te menjehershem per te gjithe zyrtaret e permendur. Si dhe inkurajoi institucionet e drejtesise per nje mbeshtetje te gjere. I apeloj te gjithe klases politike sidomos partive politike te perfaqesuara ne Parlament qe me konsensus te gjere ose me nisma individuale te bejne te mundur heqjen e pengeses se imunitetit parlamentar per te gjithe deputetet. Ftoj Parlamentin qe me konsensus dhe pergjegjshmeri perpara vendit te bashkepunoje per nderhyrje te menjehershme qofshin keto dhe kushtetuese per heqjen ose kufizimin e imunitetit edhe per nje kategori te gjere zyrtaresh sic jane organet e drejtesise dhe drejtuesit e institucioneve te ndryshme kushtetuese tha Topi. Sipas tij kjo ceshtje eshte e domosdoshme pasi prej muajsh retorika politike ne Shqiperi po dominohet nga akuza e kunderakuza midis politikaneve zyrtareve dhe medias. Kreu i shtetit tha se vertetesia e akuzave natyrisht nuk eshte atribut i Presidentit dhe as i partive politike ajo eshte atribut vetem i drejtesise dhe organeve qe parashikon Kushtetuta. Ky zhvillim i ri po le ne hije prioritetet politike qe duhej te kishte qeverisja dhe politika ndaj qytetareve dhe shoqerise dhe nga ana tjeter nuk mund te mos lere pasoja ne imazhin e demokracise Shtetit dhe te vete Shqiperise ne raport me partneret tane nderkombetare tha Topi. Ndaj sipas tij ne keto rrethana ai shpreh shqetesimin per kete situate dhe per gjetjen e rrugezgjidhjeve te shpejta transparente dhe te besueshme. Duke inkurajuar Prokurorise se Pergjithshme Inspektoratit te Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive Kontrollit te Larte te Shtetit dhe cdo institucioni tjeter kushtetues e ligjor qe ka per detyre mbrojtjen e ligjit dhe dhenien e drejtesise. Jam gjithashtu ketu per tu kerkuar edhe nje here ne menyre publike ketyre institucioneve qe ne emer te interesave madhore te vendit te rendit kushtetues dhe pergjegjshmerise demokratike te veprojne pa vonese me kuraje me transparence e profesionalizem per te trajtuar me te gjithe seriozitetin e duhur cdo akuze reciproke te aktoreve politike cdo denoncim publik zyrtar e mediatik dhe brenda nje limiti kohor te caktuar te informojne publikun shqiptar mbi te vertetat e tyre tha Topi. Sipas tij cdo politikan zyrtar nepunes e sipermarres qe ka abuzuar me ligjin pavaresisht statures politike e publike duhet te perballet me ligjin.

Topalli Ftoj Edi Ramen te votojme ligjin e imunitetit
Dy dite me pare ishte Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila u beri thirrje deputeteve nga Gjeneva qe te votojne kufizimin e imunitetit te zyrtareve. Topalli tha se asnje zyrtar nuk duhet ta perdore me imunitetin si nje mburoje ndaj korrupsionit. Si Kryetare e Kuvendit i gjej shume te renda akuzat reciproke. Mendoj se ka ardhur koha qe institucionet duhet te veprojne ne menyre qe te mos krijojme nje klime helmuese qe ndot teresisht klasen politike. I bej ftese Edi Rames te lejoje deputetet e tij qe te votojne ligjin per kufizimin e imunitetit te politikaneve por edhe te gjykatesve edhe te institucioneve te tjera te cilet e perdorin kete si nje mburoje per te mbuluar mekatet e tyre. Eshte menyra e vetme per te luftuar korrupsionin tha Topalli. Prej vitesh projekti per kufizimin e imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit gjendet i pluhurosur ne Kuvend pa mundur te marre nje votim nga forcat politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›