E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen bastet e Prudentinos

Tirane-Pas vendosjes se sekuestros per dy aktivitetevet e Albino Prudentinos ne Shqiperi Gelateria Piazza Italia dhe Muza Park Prokuroria e Krimeve te Renda ka sekuestruar bizneset e djalit te Albinos Anxhelo Prudentinos ku ky i fundit rezulton te jete apo te kete qene aksioner. Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda mbi bazen e kerkesave te drejtuara nga Prokuroria per Krimet e Renda ne zbatim te ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise ka vendosur sekuestron ndaj shoqerive tregtare Cassino Italia Betting System Albania dhe Bet Plus. Keto jane kompani bastesh me qender ne Tirane dhe Vlore ku Anxhelo Prudentino ka operuar si aksioner. Kjo mase eshte marre ne kuader te hetimeve qe po zhvillohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Vlore ndaj Albino Prudentinos per vepren penale te Pastrimit te produkteve te vepres penale. Ne nje deklarate zyrtare Prokuroria e Pergjithshme ben te ditur se po punohet me intensitet per grumbullimin e provave te metejshme ndaj personave te perfshire ne veprimtari te pastrimit te produkteve te vepres penale si dhe per identifikimin dhe sekuestrimin e te gjitha pasurive te disponuara nga personat nen hetim apo lidhjet e tyre ne zbatim te ligjit procedural penal dhe ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise. Tre dite me pare mberriti ne Tirane avokati mbrojtes Prudentinove Vito Felici per te sqaruar pozicionin e Albinos dhe djalit te tij Anxhelo Prudentino. Ne nje deklarate te lexuar per mediat Felici tha se akuzat ndaj Albinos per pjesmarrje ne shoqeri mafioze jane shpifje. Ndersa per djalin e Albinos Anxhelon tha se ai rezulton te jete i paster nga ana gjyqesore. Ne nje leter te derguar nga vete Anxhelo avokati citoi se klienti i tij eshte vene ne qender te nje ceshtje gjyqesore per te mbuluar nje lufte politike qe eshte duke u zhvilluar. Albino Prudentino u arrestua nje jave me pare ne qytetin e Vlores ku ai ushtronte akivitetin e tij te biznesit. Mandat arresti eshte leshuar nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leces per pjesemarrje ne organizaten mafioze Sacra Corona Unita. Sipas prokurorise ceshtja penale ndaj Prudentinos per pastrim parash eshte regjistruar me 1 tetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›