E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratimi i ligjeve me 84 vota bisede Nano-Meta

Vetem disa ore pas vendimit historik te Parlamentit Evropian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine mbreme eshte zhvilluar nje bisede telefonike mes ish-kryeministrit dhe liderit historik te socialisteve Fatos Nano dhe zv.kryeministrit Ilir Meta. Fillimisht biseda mes tyre ka pasur si teme kryesore vendimin qe PE mori ne favor te Shqiperise per levizjen e qytetareve shqiptare pa viza ne vendet e Shengenit nje enderr qe eshte kerkuar gjate tere ketyre viteve. Ne kete kontekst lideri historik i socialisteve dhe te majtes shqiptare Nano ne biseden telefonike me numrin dy te qeverise shqiptare Meta i ka shprehur vleresimin maksimal per punen qe ka kryer pergjate nje viti ne krye te Ministrise se Jashtme per procesin e liberalizimit te vizave. Por biseda mes dy politikaneve te majte eshte perqendruar dhe ne situaten e brendshme politike si dhe elementet baze qe jane te lidhura ngushte me integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian aq me teper qe muaji nentor eshte nje nga muajt me te ngarkuar ne axhenden shqiptare pasi me 6-7 nentor Keshilli i Ministrave te vendeve te BE vendos perfundimisht per levizjen e lire te shqiptareve brenda vitit. Nderkohe qe pikerisht brenda ketij muaji do te merret dhe vendimi per statusin e vendit kandidat ne BE te Shqiperise. Referuar kesaj ngarkese te forte per Shqiperine dhe diteve finale per integrimin ne Evrope biseda mes liderit historik te PS Nano dhe zv.kryeministrit Meta eshte perqendruar ne miratimin e ligjeve ne funksion te reformave integruese kryesisht ligji per Administraten Publik reforma ne drejtesi dhe Kodi Zgjedhor ligje te cilat kerkojne nje shumice te cilesuar votash dhe me konkretisht 84 vota te cilat mazhoranca aktuale nuk i disponon. Nano dhe Meta ne biseden e tyre telefonike mbreme kane ndare te njejtin mendim dhe kane rene dakord qe shqiptaret nuk duhet te mbeten peng te disa njerezve qe po pengojne reformat qe cojne ne integrimin e plote te Shqiperise ne BE. Gjate kesaj bisede mes liderit historik te socialisteve Nano dhe numri dy te qeverise shqiptare eshte vendosur qe gjenden rruget dhe menyrat per te siguruar 84 votat e nevojshme qe duhen per te miratuar ligjet e rendesishme qe kerkojne shumice te cilesuar dhe qe jane te domosdoshme per integrimin e Shqiperise ne familjen evropiane. Ish-kryeministri dhe lideri historik i socialisteve Fatos Nano dhe zv.kryeministri dhe kreu i LSI Ilir Meta kane vendosur qe javen e ardhshme te zhvillojne nje takim koke me koke mes tyre per te diskutuar dhe per te dale me rezultat konkret ne lidhje me keto tema shume te rendesishme per integrimin e vendit ne BE por dhe per tejkalimin e bllokimit te ligjeve ne Kuvendin e Shqiperise duke i hapur udhe ne kete menyre realizimit te reformave integruese per te cilat Shqiperia ka pasur gjithnje dhe ka nevoje ne keto momente jetike per procesin e integrimit me te drejta te barabarta ne familjen evropiane. Nuk eshte hera e pare qe lideri historik i socialisteve nderhyn ne momente te rendesishme ne politike shqiptare duke i dhene nje shtytje te admirueshme procesve demokratizuese ne Shqiperi. I njohur per aftesine e tij per te bere kompromis per tejkalimin e krizave Nano ka vendosur te kontrobuoje dhe ne keto momente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›