E Diel, 1 Nëntor 2026

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos sot për zv.kryeministren

Këtë të hënë, më 23 shkurt në orën 10:00, Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, Kuvendi do të shqyrtojë nëse do t’i hiqet apo jo imuniteti që gëzon nga mandati i deputetes.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00 ndërsa mbeten për t’u parë qëndrimet e palëve, teksa tashmë anëtarët janë njohur edhe me provat e dhëna nga Prokuroria e Posaçme.

Kjo është mbledhja e dytë pas asaj të 19 dhjetorit, e cila u shty pa afat. Do të jenë anëtarët e këshillit që do të vendosin nëse do të shkojnë me raport të përbashkët ose të ndarë në seancë.

Megjithatë fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi ku deputetët do të votojnë pro ose kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›