Imuniteti i Mediut, Godo: Presidenti të rishikojë pozicionin e Prokurorisë
Presidenti i Asamblesë së Partisë Republikane, Sabri Godo, kërkoi të mërkurën nga Presidenti i Republikës që të rishikojë pozicionin e Prokurorisë së Përgjithshme për çështjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, njëherazi kryetar i kësaj partie. Gjatë një konference për shtyp, Godo foli për disa nga zhvillimet e fundit politike në vend, debatin për kufizimin e imunitetit dhe amendimin e mundshëm të Kushtetutës për këtë qëllim, pozicionin e Prokurorisë së Përgjithshme për rastin e ish-ministrit të Mbrojtjes, si dhe marrëdhëniet e republikanëve me PD-në. Duke folur për rolin e organit të akuzës në çështjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, ai kritikoi pozicionin e këtij institucioni ndaj Kuvendit, duke e cilësuar atë si të “papërgjegjshme”. “Jemi dëshmitarë që dy herë brenda një kohe të shkurtër, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë dy dalje të pakuptimta në publik, nën pretekstin se do të bëjë transparencë lidhur me akuzat ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes e kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu”, tha Presidenti i Asamblesë Republikane. Sipas tij, dalja e dytë e Prokurorisë, që lidhet me të ashtëquajturin dokumentacion prej rreth 700 faqesh të dërguar në Kuvend, për të justifikuar akuzat e bëra, në fakt nuk justifikon asgjë. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, vijoi ai, m’u duk e drejtë që të protestonin të gjithë deputetët, jo për të mbrojtur imunitetin, por për mënyrën se si u trajtua Kuvendi, duke i dërguar një vandak të madh me urdhëresa, që janë në dispozicion të gjithkujt. “Këtu kemi të bëjmë ose me një nënvleftësim të Kuvendit, ose me një mungesë serioze të nivelit profesional të atyre që bënë një përçapje të tillë”, tha republikani Godo. Në këtë kuadër, ai iu referua deklaratës së fundit të Presidentit Topi në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, i cili i garantoi qytetarët se mund të besojnë tashmë në Prokurorinë e re që funksionon në Shqipëri. “Unë do t’i kërkoja Presidentit Topi që të rishikonte këtë veprimtari të fundit të Prokurorisë, në mënyrë që me të vërtetë të ecim në këtë drejtim, duke pasur një Prokurori që i trajton çështjet në mënyrë të mbarë”, theksoi presidenti i republikanëve. Dy ditë më parë, Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve u njoh me dokumentacionin e dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme për dhënien e autorizimit për fillimin e procedimit penal ndaj deputetit Fatmir Mediu. Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e këtij Këshilli në unanimitet vlerësuan se materiali i organit të akuzës nuk kishte asgjë të panjohur, por vetëm ligje dhe vendime të Këshillit të Ministrave të kohëve të ndryshme. Këshilli ra dakord që në mbledhjen e ardhshme deputeti Mediu, të japë shpjegime para deputetëve për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec, ku nga shpërthimi në një fabrikë të çmontimit të municioneve luftarake humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, si dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Referendum për ndryshimet Kushtetuese/Presidenti i Asamblesë së Partisë Republikane Sabri Godo u shpreh dje, “për zhvillimin e referendumit për ndryshimet në Kushtetutë. Godo, bashkëkryetar në hartimin e dokumentit themeltar të shtetit, duke u nisur nga debati për kufizimin e imunitetit të deputetëve, tha se “PR nuk ka ndonjë kundërshtim për këtë”. Por shtoi ai, “kjo krijon problemin për një ndërhyrje tjetër në kushtetutë dhe një ndryshim të nenit 73 të saj. Kjo përbën një shqetësim për ne, pasi duket sikur në çdo tre muaj duhet vënë dora në Kushtetutë, sikur kemi të bëjmë me një lëndë prej brumi që duhet ta trajtojmë sipas problemeve që na dalin përpara dhe sa herë u lind nevoja atyre që drejtojnë politikën në Shqipëri. Ky është një problem që duhet ta mendojnë mirë ata që marrin këto nisma, pasi ky vend vuan prej 18 vjetësh nga mungesa e respektit të ligjit nga qytetarët” . Sipas tij, ndërhyrja nuk do të jetë vetëm në nenin 73, pasi duke u nisur nga deklarata e djeshme e kryetarit të opozitës, Edi Rama do të duhen dhe ndërhyrje të tjera për të zbatuar në tërësi atë që quhet reforma në drejtësi. Kështu që nuk ka siguri që nuk do të vazhdojë të ndërhyhet në Kushtetutë herë pas here. Atëhere duhet të themi që Kushtetuta praktikisht nuk ekziston, por mbetet vetëm si skelet kurse me brendinë e saj lëvizim si na vjen për mbarë. Në këto kushte do të përkrahja referendumin, duke u pyetur populli a mund të ecet kështu me të vërtetë me kushtetutën".
Gjithashtu, republikani Godo foli edhe për marrëdhëniet e PR-së me PD-në, duke përsëritur kërkesën që kjo parti të jetë sërish pjesë e kabinetit qeveritar. “Ne e kemi thënë mendimin tonë dhe tani pritet që kryeministri Sali Berisha të thotë fjalën e tij. Ne kemi durim të presim, pasi ai mund të ketë projektuar një ribërje të kabinetit qeverisës dhe me këtë rast të zgjidhë problemin e hapur që ka me PR-në”, u shpreh Godo