Kryeprokurori Britanik: Heqja e imunitetit, vullnet i Shqipërisë për të luftuar korrupsionin
Kryeprokurori i Britanisë së Madhe, Ken Macdonald, ka vlerësuar dje se nisma e Shqipërisë për kufizimin e imunitetit të deputetit, tregon një vullnet të vendosur për luftimin e korrupsionit me të gjitha mjetet. Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Prokurori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Bashkuar u prit dje në një takim nga Kryeministri Berisha, në selinë e Kryeministrisë në Tiranë. Prokurori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Macdonald, shprehu vlerësimet pozitive për ecurinë e reformave që Shqipëria po ndërmerr në sistemin gjyqësor, si dhe për vendosmërinë dhe forcën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend. Gjatë bashkëbisedimit Macdonald vlerësoi nismën për heqjen e imunitetit, duke nënvizuar se “ky është një hap shumë i rëndësishëm që tregon vullnetin e plotë të Shqipërisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin”. Ndër të tjera, Kryeprokurori Macdonald konfirmoi se do të ketë një bashkëpunim të frytshëm e të vazhdueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve si dhe në modernizimin e strukturave të policisë shqiptare. Ndërsa, nga ana e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi mbështetjen dhe ndihmën që qeveria britanike ka dhënë dhe i jep zhvillimit dhe reformimit të institucioneve shqiptare. Kryeministri vuri në dukje vendosmërinë e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, gjë që ka bërë që në këto dy vite Shqipëria të ketë një nga indekset më të ulëta të kriminalitetit ndër vendet europiane. Reformimi i Policisë së Shtetit, shtoi Kryeministri Berisha, është në rrugë të drejtë, por ajo që është më e rëndësishme është konsolidimi i këtyre reformave dhe vendosja e standardeve të reja si dhe forcimi i inteligjencës brenda policisë. Në këtë kuadër, z. Berisha vlerësoi si shumë të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme për një specifikim të përgjegjësive dhe detyrave të këtyre institucioneve. Kryeministri Berisha nënvizoi se qeveria shqiptare do të nënshkruajë çdo marrëveshje në çdo nivel bashkëpunimi për të rritur efikasitetin e luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Kreu i qeverisë u ndal dhe në klimën e favorshme politike mes pozitës dhe opozitës për ndërmarrjen e reformave thelbësore për vendin, si në reformimin e sistemit gjyqësor dhe reformat e tjera në tërësi. Ai nënvizoi bashkëpunimin mes forcave politike për heqjen e imunitetit, në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit.
Rama-Mecdonald: Prokuroritë e vendeve duhet të punojnë bashkë për luftën kundër krimit/Kryeprokurorja Ina Rama ka pritur dje në një takim homologun britanik Ken Mac Donald. Të dy kryeprokurorët e vlerëuan gjatë një konference të përbashkët për shtyp, se bashkëpunimin i prokurorive të të dy vendeve, do të intensifikonte luftën kundër krimit në mënyrë që të plotësoheshin edhe standardet. Në këtë drejtim, kryeprokurori britanik Ken MacDonald ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar për standarde të përbashkëta. Në këtë mënyrë ai ka përmendur si një nga pikat kyçe të punës së prokurorëve pavarësinë e organit të akuzës dhe çlirimi i tyre nga efektet e presionit politik apo çfarëdo qofshin ato. Më tej ai tha se Shqipëria dhe Anglia duhet të veprojnë si një trup i vetëm në mënyrë që të godasin sa më shpejt dhe sa më mirë informalitetin dhe krimin e organizuar. Prokuroritë në Bashkimin Europian kanë shume sfida për të përballuar dhe në këtë mënyrë ato duhet të veprojnë si një turp i vetëm në mënyrë që të realizohet lufta kundër krimit. “Ne duhet të punojmë për standarde të perbashketa”, ka mbyllur fjalën e tij Ken Mac Donald. Ndërsa kryeprokurorja Rama deklaroi se së bashku me homologun britanik kanë rënë dakord për bashkëpunim në luftën ndaj krimit. Duke qenë se lufta ndaj krimit të organizuar është një nga reformat që Shqipëria duhet të plotësojë për anëtarësimin e saj të plotë në Bashkimin Europian, kryeprokurori britanik dhe kryeprokurorja Rama kanë rënë dakort për një bashkëpunim mes dy vendeve. Në këtë takim është rënë dakord për bashkëpunim në ekstradimet e shumë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në Britani. Në këtë drejtim, Ina Rama ka deklaruar se është rënë dakord për ekstradimin e dy shtetasve anglezë të cilët akuzohen për abuzime me të mitur. Duke theksuar bashkëpunimin e frytshëm të Anglisë dhe Shqipërisë kryeprokurorja shqiptare deklaroi se është rënë dakort për të ekstraduar shtetasit angleze Robin Arnold dhe Dino Kristodulu të cilët akuzohen nga Prokuroria për abuzime me të mitur, gjë e cila përbën një vepër të rëndë penale.
Heqja e Imunitetit gëzon një konsensus të gjerë të forcave politike parlamentare/Çështja e imunitetit të deputetit, është bërë objekti i radhës i diskutimeve politike, që dita-ditës po merr edhe një mbështetje të gjithanshme nga aktorët politikë në vend, të cilët janë shprehur ‘pro’ kufizimit të imunitetit të deputetit. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese muajin e kaluar shkaktoi edhe debatin e radhës të ashpër ku një pjesë e faktorëve politikë nuk u pajtuan me këto ndryshime që prekën kryesisht sistemin zgjedhor, modalitetin e zgjedhjes së Presidentit dhe mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërsa përsa i takon çështjes së imunitetit, partitë politike duken më unike dhe kanë një paradigmë të caktuar në qëndrimet e tyre, duke u shprehur ‘pro’, kufizimit të imunitetit parlamentar në rastet e akuzave për korrupsion. Rreth tre vjet më parë, maxhoranca e djathtë, e ardhur në pushtet pas zgjedhjeve të përgjithshme të 3 korrikut 2005, inicioi nismën ligjore “Për kufizimin e imunitetit të deputetëve”, me qëllim luftën pa kompromis kundër akteve korruptive. Kjo nismë, ende e pakonkretizuar edhe sot, rihap debatin e imunitetit të parlamentarëve pas ngjarjes së Gërdecit, për zbardhjen e së cilës Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, për nisjen e hetimit penal ndaj tij. Konferenca e 9 majit në Tiranë, në kuadër të dyvjetorit të nënshkrimit të MSA-së, Shqipëri-BE, konfirmoi vendosmërinë e përbashkët të të dy krahëve të politikës për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, me qëllimin e vetëm luftën kundër korrupsionit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në fjalën e saj e cilësoi kufizimin e imunitetit ‘një reformë të kohës’. “Ne si deputetë, gjyqtarë, prokurorë nuk ka përse të jemi të ndryshëm nga qytetarët dhe ka ardhur koha që në Shqipëri të mos ketë më imunitarë”, tha znj. Topalli. Ndërsa Kryeministri Sali Berisha, dy ditë më parë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e konsideroi çështjen e imunitetit të zyrtarëve ‘një moment shumë madhor për jetën politike dhe standardet demokratike, që synon vendosjen e barazisë të të gjithë qytetarëve para ligjit’. Ai konfirmoi mbështetjen për këtë çështje edhe nga kryetari i opozitës së majtë, Edi Rama, me të cilin, siç u shpreh z. Berisha, “është rënë dakord që të shembet muri i imunitetit”. Kreu i qeverisë vlerësoi se “kjo përbën një nga zhvillimet më të rëndësishme të 17 viteve të fundit, që dëshmon maturimin e sistemit tonë demokratik dhe është një kontribut i madh për integrimin e Shqipërisë në BE”. Në përgjigje të këtyre deklaratave, kryetari i PS-së u shpreh dy ditë më parë se forca politike që ai përfaqëson është e hapur për të diskutuar rreth çështjes së imunitetit, por nënvizoi ai “kufizimi i imunitetit duhet të konsiderohet si pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë”. “Imuniteti nuk mund të jetë një arsye për të ndryshuar Kushtetutën, por është e rëndësishme që kjo çështje, së bashku me paketën e gjerë të ndryshimeve në sistemin e drejtësisë, duhet t’i nënshtrohet një debati shumë të gjerë", u shpreh kryetari i PS-së. Megjithë debatin e hapur, ende çështja nuk ka kaluar në procedurat parlamentare, pasi për të, siç theksoi kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, janë shprehur vetëm grupet politike, që e kanë iniciuar nismën”. Beja sqaroi se “për kufizimin e imunitetit ka disa variante”. “Grupi i punës do të fillojë nga shqyrtimi i dokumenteve, duke parë dhe qëndrimin e palëve, për të gjetur variantin që i përputhet qëllimit”.
Leonard Quku