E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti kusht për integrimin, Doda: Rama ta votojë me 6 gusht

Ndërsa opozita është e vendosur që të mos votojë me 6 gusht ndryshimet kushtetuese për heqjene imunitetit të zyrtarëve, për mazhorancën ky është një hap i rëndësishmë në luftën kundër korrupsionit dhe për procesin integrues.
 

Nënkryetarja e Komisionit të integrimit, Mesila Doda thotë se logjika e thjeshtë duhet të cojë opozitën për të votuar në parlament, pasi palët tashmë kanë rënë dakord për draftin e përbashkët.
 

Mbyllja e reformave të rëndësishme në parlamentin shqiptar janë një garanci më shumë për procesin integruese të Shqipërisë. Nënkryetarja e Komisionit të integrimit, Mesila Doda thotë se ndërsa po punohet për të 12 rekomandime te Bashkimit Europian, sa i përket kritereve politike janë hedhur shumë hapa përpara.
 

Me 12 tetor Bashkimi Europian pritet të japë vendimin për statusin kandidiat të Shqipërisë në union. Bazuar në 12 rekomandimet për vendin tonë BE pritet të vendosë për herë të tretë për statusin kandidat të Shqipërisë në këto struktura.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›