PD nuk tërhiqet, sërish thirrje Ramës për imunitetin

Kur nuk kanë mbetur shumë ditë nga 6 gushti Partia Demokratike ka përsëritur thirrjen për liderin e socialistëve, Edi Rama që të lejojë deputetët të votojnë për heqjen e imunitetit.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi i ka bërë thirrje Ramës të “votojnë në interes të qytetarëve dhe të mos vihet në mbrojtje të klubit të miliarderëve të PS-së”. Deklerata e plotë e PD vijon si më poshtë:
“Kryetari i Partisë Socialiste z.Edi Rama në kundërshtim me interesin jetik të çdo qytetari shqiptar për heqjen e imunitetit për zyrtarët e vendit, deklaron çdo ditë se Ai do të bllokojë këtë akt historik dhe nuk do të lejojë grupin e tij të votojë më datën 6 Gusht heqjen apo kufizimin e imunitetit.
Me këtë qëndrim z. Rama deklaron se muri i imunitetit që është dhe muri i korrupsionit, mburoja e zezë ligjore që klub miliarderësh të Partisë Socialiste dhe zyrtarët e tjerë përdorin për të grabitur çdo ditë pasuritë e qytetarëve shqiptarë pa iu hyrë ferra në këmbë, do të mbrohet prej tij.
Me këtë qëndrim z. Rama iu thotë qytetarëve të papunë se për atë dhe partinë e tij nuk ka asnjë rëndësi shëmbja e murit të korrupsionit që shkatërron çdo ditë vende pune dhe pengon krijimin e vendeve të reja, por rëndësi ka, pasurimin e paligjshëm, me pallate pa leje në bashkitë e tij, larja e parave të trafiqeve kriminale, fshehjes së taksave dhe kontrabanda në dogana nga klubi i miliarderëve në krye të Partisë Socialiste të cilët janë gati të dorëzojnë çdo gjë tjetër por Jo imunitetin që e kanë cituar e blerë me milliona Euro.
Duke bllokuar heqjen e imunitetit dhe rrëzimin e murit të korrupsionit z.Rama iu thotë qytetarëve të varfër shqiptarë se edhe pse korrupsioni ju bën ju edhe më të varfër dhe ju zhyt gjithnjë e më thellë në mjerim, imuniteti i miliardereve të Kryesisë së Partisë Sociliste nuk mundë t`i përkasë sepse për të rëndësi kryesore ka arka e tyre dhe e Partisë Socialiste që duhet të fryhet çdo ditë dhe më shumë dhe Jo kafshata e bukës e fëmijëve tuaj.
Me bllokimin e heqjes së imunitetit dhe të rrëzimit të murit të korrupsionit, z.Rama ju thote troç 560 mijë pensionistëve dhe mbi 100 mijë familjeve në ndihmë ekonomike se për atë dhe partinë e tij, rëndësi kapitale ka mbrojtja me imunitet i miliarderëve të Kryesisë së partisë së tij dhe jo rritja më e madhe e ndihmës së tyre ekonomike apo pensioneve të tyre të ulta apo shtimi i ilaçeve të nevojshme për shëndetin e tyre në listën e rimbursimit.
Zoti Rama i mbetur pa asnjë argument për refuzimin e heqjes së imunitetit sajon mashtrime dhe trillime te reja.
Dje ai iu tha shqiptarve se nuk voton imunitetin me dt 6 Gusht sepse këtë date sipas tij e ka caktuar shumica dhe Partia Socialiste nuk ka qenë dakord.
Ky është një trillim që u hodh poshtë nga vetë deputetët socialistë.
Data 6 gusht është një detyrim që stimulohet në nenin 77/a/b të Rregullores së Parlamentit për ndryshimet kushtetuese të parqitura nga Gupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe miratuar në Parlament në vitin 2008.
Zoti Rama dezinformon kur thotë se dt 6 Gusht është caktuar në kundërshtim me opozitën.
Partia Demokratime informon shqiptarët se më dt.12 Korrik është miratuar pa asnjë kundërshtim nga deputetët e Partisë Socialiste që amandamentet kushtetuese për heqjen e imunitetit të votohen si ç`përcakton Rregullorja me dt 6 Gusht.
Partia Demokratike i bën thirrje dhe një herë z.Rama, të ngrihet mbi interesat personale të klubit të milardeërve në krye të partisë së tij dhe të lejojë grupin e tij parlamentar të votojë me dt. 6 Gusht në interesin më jetik të të gjithë qytetarëve shqiptarë, heqjen apo kufizimin e imunitetit dhe rrëzimin e murit të nxirë të korrupsionit”.