Imuniteti serish peng i kushteve Rama kerkon reforme te thelle ne Kushtetute
Kryetari i opozitës Edi Rama la të kuptohet qartë gjatë daljes së tij para medias se ndonëse ka nisur debatin procedurial parlamentar për ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imuniteteve, forca e tij politike nuk do ta votojë atë, pa o kompletuar reforma kushtetuese si e tërë, pra pa u miratuar dhe nisma tjetër për votimin me shumicë të cilësuar të anëtarëve dhe kryetarëve të organeve të drejtësisë.
Kjo pasi Rama është i bindur se nuk është mburoja e imunitetit ajo që ka penguar drejtësinë të veprojë mbi zyrtarët shqiptarë në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë.
Deklarata e gjatë e kreut të opozitës u mbajt ndërsa ekspertët e komisionit europian dhe të këshillit të Europës po u sugjeroin të dy palëve në Këshillin e Legjislacionit reformën e imuniteteve në Kushtetutë, si nismë e pjekur dhe e studiuar në kohë, ndryshe nga nisma tjetër e opozitës për reformën në kapituj themelorë të Kushtetutës.