Gazmend Oketa: Pronat e ushtrisë duhet të shkojnë për ish- pronarët
Share
Gazmend Oketa, kryetar i grupit nismëtar të Frymës së Re Demokratike dhe ish- ministër i Mbrojtjes, tha se pronat e ushtrisë, që dalin jashtë Planit të Përhapjes, duhet të shkojnë për ish- pronarët. Ai i bëri komentet duke folur për A1Report.
Oketa komentoi edhe çështjen e dorëheqjes së Ylli Zylës, shef i Shërbimit Informativ Shtetëror. Oketa tha se në Komisionin e Sigurisë nuk ka mbërritur ndonjë njoftim për dorëheqjen e tij. Oketa tha se Zyla mund të jetë ende në detyrë përsa kohë lëshon shkresa. Ai shtoi se ekziston mundësia që dorëheqja e tij të mos jetë pranuar nga kryeministri.
Sa i përket akuzave për përgjim e trafik armësh në Ministrinë e Mbrojtjes, Oketa tha se është në favor të një hetimi parlamentar për këto çështje.