E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balluku: Do të implementohet e-transporti!

Së shpejti në biletat e transportit ndërqytetas do të futet sistemi elektronik i tyre. Lajmi është dhënë nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së Qeverisë.

“Do ndalem një prej vendimeve të rëndësishme që prekin transportin, është projekti për disa ndryshime dhe shtesa të VKM për përcaktimin e rregullave për prodhimin , shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve me bileta të transportit rrugor. Implementohet me qëllim për sistemin e-Transport, pra biletës elektronike,” u shpreh Balluku.

Ministrja tha se me këtë vendim “hiqen biletat në format të parashtypur në transportin ndërqytetës”. “Prerja e biletave do bëhet nëpërmjet sistemit elektronik të fiskalizuar e-Transport, online ose nëpërmjet pajisjeve të fiskalizuara, nga agjencitë në mjete ose autobusë,”shpjegoi zonja Balluku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›