Imzot Arjan Dodaj mesazh për Kryepeshkopin Anastas: Gëzo për amshim jetën e pasosur

Me një mesazh ngushëllimi, ipeshkëv i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, ka shprehur vlerësimin për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 95-vjeçare.
“Pushofsh në paqe i dashur Arqipeshkvi Metropolit Anastas Janullatos! Gëzo për amshim jetën e pasosur në Zotin tonë Jezus Krishti së bashku me Nënën e TënZot Thetokos e me shenjtërit dhe engjëjt! Faleminderit për vëllazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar RIP”, thuhet në mesazhin e Dodaj.
/rtsh.al/