U vetëdorëzuan pak ditë më parë, gjykata cakton “Arrest me burg” për Izmir Sakician dhe Samuel Troshanon

Gjykata e Shkodrës ka lënë pas hekurave dy të rinjtë Izmir Sakicia dhe Samuel Troshani, që u vetëdorëzuan në polici më 23 Janar për dhunën e ushtruar ndaj 62-vjeçarit Vladimir Bruçi.
Pas seancës, avokati Sokol Tahiraj deklaroi se klientët e tij deri më tani janë të dyshuar vetëm për ngjarjen e ndodhur në lagjen Rus më 3 qershor të vitit të kaluar ku u dhunua shtetasi Vladimir Bruçi.
Tahiraj tha se lidhur me ngjarje të tjera deri më tani nuk ka asnjë lloj komunikimi.
Sakica dhe Troshani dyshohet se janë dy prej autoreve të dyshuar në vrasjen e katërfishtë në Dobraç, por avokati deklaron se deri me tani nuk ka asnjë lloj akuze të ngritur ndaj tyre përveç rastit në lagjen Rus.
Sakica dhe Troshani ishin në masën e arrest me burg për ngjarjen e 3 qershorit 2024 ku 5 persona me sende të forta dhunuan Vladimir Bruçin për një vendparkim. Dy të rinjtë janë me masë sigurie nga gjykata vetëm për këtë ngjarje.
/rtsh.al/