E Martë, 3 Nëntor 2026

In-Memoriam Bedri Alimehmeti

Gazetaria Sportive, por dhe në tërësi edhe letërsia e kultura sot ka një emër më pak. E marta ka ndarë nga kjo jetë në moshën 78-vejçare Bedri Alimehmetin.

Bedri Alimehmeti lindi më 11 tetori 1945. Prej gati 9 vitesh ishte gazetar i Sport Ekspres e më pas bëri historinë e futbollit të Tiranës me librat e tij për Skënder Halilin, Shyqyri Rrelin, Osman Pengilin dhe Arben Mingën. Në të njëjtën kohë do të ishte dhe pjesë e letërsisë me tregimet e novelat e tij. Por dhe për disa vite skenarist i Sofrës Tiranase, pa harruar që ishte pjesë e ndër themeluesit e parë të Shoqatës Tirana.

Me shumë tituj që nga Fisnikëria tiranase, Mirënjohje e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Mirënjohje e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Mirënjohje e Shoqatës Tirana e mbi të gjitha Mjeshtër i madh. Ndër titujt e librave të tij përmenden “Tirana e Përgjakur”, “Venus perandorak”, “Nata madrilenë”, “Broduej”. Por dhe dokumentarët Tirana 80 vjet kryeqytet e “Një zë i paharruar Kasem Halluni”.

Gazetar sportiv, komentator e analist sportiv e gjurmët e tij në historinë e Tiranës janë të paharruara. Redaksia e RTSH Sportit i shpreh ngushëllimet familjes Alimehmeti për këtë ndarje nga jeta të Bedriut. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›