InTERRohet Interi, Roma e lë pa asnjë kupë

Roma e ka mposhtur Interin në gjysëmfinalen e dytë të kupës duke e mposhtur me rezultat 3 me 2 skuadrën e Stramacionit për të lënë këtë edicion pa asnjë kupë të fituar.
Interi kaloj në epërsi në minutën e 21 me golin e Jonathan. Roma rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë duke shënuar 3 herë. Destro ishte heroi i romakëve duke realizuar 2 gola.
Minuta e 55 ishte momenti kur Destro barazoj në 1 me 1. Në minutën e 60 Roma siguroj epërsinë e parë. Torosidis shënoj për kapitullimin e Interit në minutën e 74. Interi mbeti me shpresë kur Alvarez në minutën e 80 shënoj për 2 me 3.
Roma do të takohet në finale me rivalin lokal, Lazio./Indeksonline/