United barazon, City "kot" fiton

Manchester United është ndalur në barazim 2 me 2 në udhëtim te West Ham United. Skuadra e Sir Alex Ferguson dy herë u gjendë në disavantazh për të arritur në fund një barazim.
Vaz Te dhe Diame realizuan për çekanët ndërsa Valencia dhe Van Persie realizuan për "kampionët".
Në anën tjetër Manchester City ka arritur fitore të mundimshme në përballje me Wigan duke shënuar një gol vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Tevez realizoj në minutën e 83 për fitoren e Cityt.
United mbetet lider me 13 pikë më shumë se City ndërsa është vetëm çështje ditësh festimi i titullit./Indeksonline/