E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama Akuzat nese ka prova ligjore do te hetojme



Artan CENA
TIRANE - Akuzat e shpeshta te politikes per lidhje me krimin te njeres pale apo tjetres jane nen vezhgimin e Prokurorise dhe per to mund te nisin hetimet. Pohimi ka ardhur nga prokurorja e Pergjithshme Ina Rama e pyetur gjate dites se djeshme. Nese deklaratat publike hedhin dyshime per vepra penale atehere Prokuroria do te hetoje. Ky ka qene qendrimi i Ina Rames e cila deklaroi se do te veprohet jashte cdo lloj influence politike Kjo deklarate u be pas inaugurimit te qendres dixhitale te dokumenteve gjyqesore. Ina Rama e propozuar nga Bamir Topi te cilen Sali Berisha e cilesoi Silvia Konti shqiptare thote se Prokuroria po punon. Nderkaq dhe edhe Presidenti i Republikes u bashkohet zerave qe kerkojne transparence nisur nga akuzat me te fundit te politikaneve kundrejt njeri-tjetrit.
KRYEPROKURORJA
Ju siguroj qe Prokuroria eshte duke bere punen e saj qe duhet te beje ne kete moment. Eshte duke vleresuar cdo informacion per kryerjen e nje vepre penale dhe sigurisht eshte duke zbatuar te gjitha procedurat ligjore aty ku ne gjejme vend per te filluar nje procedim. Ne te gjitha rastet ku ka vend per te nisur nje procedim Prokuroria do ti nise ato. Prokuroria eshte ne pozicionin e saj institucional dhe kushtetues eshte duke bere ne menyre te pavarur detyren e saj kushtetuese - tha gjate dites se djeshme kryeprokurorja Ina Rama. Ajo ka deklaruar se ne Shqiperi mund te kete dhe prona te mafies apo krimit te organizuar. Ajo nuk e ka perjashtuar kete si mundesi por eshte treguar e kujdesshme ne fjalet e saj. Potencialisht duhet te kete por perderisa nuk kemi gjera konkrete per te folur eshte e kote qe une te jap nje pergjigje qe neser te instrumentalizohet - tha kryeprokurorja Rama.
PRESIDENTI
Edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi u eshte bashkuar dje zerave qe kerkojne transparence nisur nga akuzat me te fundit te politikaneve kundrejt njeri-tjetrit. Deklarata u be gjate inaugurimit te Qendres se Dokumentacionit Gjyqesor. Kjo do ti vlente shume politikes do tu vlente shume politikaneve te cilet artikulimet me vendimet e tyre me mesazhet e tyre do ta bejne me te bazuar do ta bejne me pika referimi te shendosha te qarta dhe institucionale dhe kjo jepet nepermjet ketij projekti. Mendoj qe ky projekt i sherben te gjithe publikut ne teresi dhe partnereve qe ne raportet e tyre patjeter marrin ne konsiderate edhe performancen e sistemit te drejtesise - tha gjate dites se djeshme presidenti Topi.

Dy persona te kerkuar nga policia kapen duke ikur ne Greqi
SARANDE - Dy persona te kerkuar jane vene ne pranga pasi po iknin per ne Greqi ne menyre klandestine. Xhulio Mance 19 vjec eshte kapur ne Qafe-Bote pasi ndaj tij policia e Durresit kishte leshuar nje urdher arresti per vepren penale vrasje me paramendim mbetur ne tentative. I riu pas shpalljes ne kerkim ishte larguar nga vendi yne klandestin dhe ka qene per pak kohe ne shtetin grek. Atje eshte kapur nga policia greke pa dokumente dhe eshte bere kthimi i tij deportiv ne piken e kalimit kufitar te Qafe Botes. Pas verifikimit nga kufiri i Sarandes u pa se ky person ishte person i shpallur ne kerkim per vepren penale vrasje me paramendim mbetur ne tentative dhe per rrjedhoje u be ndalimi i tij nga policia e Durresit. Nderkohe ne afersi te fshatit Ciflik patrulla e Policise Kufitare ka vene ne pranga Dhurim Vaten 22 vjec pasi ndaj tij policia e Burrelit kishte leshuar nje urdher arresti nen akuzen falsifikim te monedhave.

Ndalohet per vjedhje 30-vjecarit i gjendet dhe droge
TIRANE - Nje i ri ka rene ne prangat e policia pasi akuzohet per vjedhje dhe shitje te lendeve narkotike. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se dy dite me pare efektivet e Komisariatit Nr. 4 Tirane kane bere arrestimin ne flagrance te Endrit Zelias 30 vjec banues ne Tirane i proceduar disa here per vepren penale te vjedhjes. Arrestimi i tij u be sepse eshte kapur ne flagrance ne rrugen Halit Bega me nje shume parash para te cilat dyshohen se jane te siguruara nga shitja e sendeve te vjedhura me date 3 tetor 2010 ne rrugen Aleksander Moisiu ne banesen ne pronesi te nje shtetaseje. Pas kontrollit te ushtruar ne cilesine e proves materiale u sekuestruan dy qepena metalike nje skare hekuri dy komplete kolltukesh si dhe sasia prej 9 gramesh lende narkotike e llojit Canabis sativa.

Babai denoncon djalin se ushtronte dhune ndaj tij
KORCE - Nje 63-vjecar eshte paraqitur ne policine e Korces dhe ka depozituar denoncimin se rrihej nga djali i tij. Sipas te moshuarit i biri ushtronte dhune fizike te vazhdueshme. Burime zyrtare te policise se Korces thane se dje ka bere denoncim 63-vjecari T. Demiri lindur dhe banues ne Lagjen Nr. 16. Ai ka denoncuar se djali i tij Artur Demiri ushtron dhune ne menyre te vazhdueshme ndaj tij. Policia tha se ndaj T. Demirit u plotesua kerkese-padia per leshimin e urdhrit te mbrojtjes se menjehershme dhe gjithashtu po punohet per kete konflikt deri ne nxjerrjen e urdhrit te mbrojtjes nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce. Uniformat blu thane se kerkesa i eshte drejtuar gjykates per leshimin e urdhrit.

Abuzimet me pronat dy persona bien ne pranga
LEZHE - Ne saje te operacionit te koduar Toka jone policia e Lezhes pas tre muajsh hetime te vazhdueshme ka vene ne pranga dy persona. Mesohet se eshte arrestuar kryeplaku i Ishull Shengjin Nikol Prela. Arrestimi i tij ka ardhur nga Task-Forca e Prokurorise pasi ne baze te hetimeve ka ngritur akuzen ndaj Preles per korrupsion. Gjithashtu behet e ditur se bashke me te ka rene ne pranga dhe ish-punonjesi i Arshives ne Lezhe Tonin Plokaj. Dy te arrestuarit akuzohen per korrupsion konkretisht falsifikim dokumentesh per tjetersim pronesie. Pak kohe me pare 5 zyrtare u vune ne pranga per demin ekonomik qe i kishin shkaktuar arkes nderkohe qe po per falsifikim dokumentesh pronesie u arrestua ne qershor kreu i komunes Kolsh. 42-vjecari Tonin Paloka ish-nepunes hipoteke aktualisht nenkryetar i komunes Kolsh. Vec tij policia ka prangosur dhe 50-vjecarin Nikoll Prelaj kryeplak i Ishull-Shengjin. Te dy shtetasit akuzohen per tjetersim tokash ne Shengjin.

6 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›