E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis Lotaria Amerikane rregullat e reja



TIRANE - Nisi Lotaria Amerikane per vitin 2012. Si cdo vit Departamenti Amerikan i Shtetit ka hapur aplikimet per 50 mije persona te cilet do te fitojne te drejten te marrin dokumente te SHBA-ve dhe te jetojne atje. Cdokush qe aplikon per lotarine duhet te kuptoje rregullat lidhur me regjistrimin dhe kualifikimet perpara se te regjistrohet. Cdo person mund te regjistrohet dhe kjo eshte pa pagese. Nuk ka moshe minimale apo maksimale per tu regjistruar po kerkesa per shkollen e mesme apo pervoja e punes nga ndonje aplikues do te ndikoje ne skualifikimin e ndonje personi nen 18 vjec. Lotaria eshte falas dhe do te zhvillohet nga data 5 tetor deri ne 3 nentor. Para se te aplikojne qytetaret duhet te shohin rregullat nese permbushin kerkesat e arsimimit dhe punes.
RREGULLAT
Ndryshimet e rregullave te Lotarise Amerikane DV 2012 kushtezojne mundesite e aplikanteve per te realizuar endrren amerikane. Organizatoret e Lotarise ne Kentaki kane percaktuar disa kritere te cilat kane te bejne me formimin profesional dhe edukimin e cdo personi si dhe me kriteret teknike te realizimit te procesit te aplikimit. Eshte e kuptueshme se cdo person fiton shume pike edhe kur eshte nje anglishtfoles i mire. Autoritetet amerikane bejne te ditur se zgjidhja me e mire per te marre nje vize emigrimi tani per tani mbetet lotaria. Cdo zgjidhje tjeter eshte shume e veshtire me shume procedura dhe me kosto financiare. Tashme eshte e percaktuar se e vetmja forme eshte vetem permes aplikimit dixhital ne faqen zyrtare dvlottery.state.gov. Plotesimi i formularit per kete vit u perket procedurave te pranimit te kerkeses per vitin 2012.
Edukimi dhe trajnimi
Aplikantet duhet te njihen me kerkesat e edukimit dhe trajnimit. Pra nese keni mbaruar shkollen e larte ose shkollen e mesme. Nder pikat e vecanta jane edhe eksperiencat ne pune. Perbejne rendesi te vecante punet qe ka pasur aplikanti gjate 5 viteve te fundit. Me rendesi te vecante jane edhe pozicionet ne pune dhe trajnimet qe ka pasur aplikanti ne dy vitet e fundit dhe ne pozicionin aktual. Organizatoret e lotarise kane pershtatur kriteret qe perdoren per shtetasit amerikane ne vleresimin e performances se te huajve qe duan te punojne ne tregun amerikan.
Karakteristikat
Karakteristikat e emigrantit-punonjes kane te bejne me qendrueshmerine qe mund te ndikoje ne performancen dhe kapacitetin e njohurive te marra dhe aftesite qe kerkohen per nje pune efektive. Keto perfshijne elemente te tilla si aftesite individuale interesat profesionale ne rritje parametrat e vleres se punes ne zhvillim e siper dhe stilin e punes. Te kerkesat e punonjesve perfshihen aftesite baze qe kane te bejne me zhvillimin e kapaciteteve me shtimin e aftesive ne rastet e perballjes me pune te ngjashme dhe kerkesat per rritjen e edukimit e cila duhet te jete ne pershtatje me vendin e punes. Nder pikat e vleresueshme jane edhe kerkesat qe kane te bejne me eksperiencen e punes si aktivitetet e meparshme punet qe ka bere dhe trajnimet aftesite thelbesore ne zhvillim qe lehtesojne mesimin ose pershpejtojne pervetesimin e njohurive zhvillimin e aftesive ne pershtatje me punet qe do te beje. Po ashtu edhe licencat certifikatat apo trajnime te tjera te fituara. Ketu vleresohen edhe kredencialet apo vendet e tyre ne organizata apo agjenci te ndryshme.
Ne kerkesat e shtruara jane edhe informacionet e vecanta te profesionit si detyrat ku percaktohen pozicionet specifike profesionale perdorimi i mjeteve dhe i teknologjive ne zhvillim ku pa dyshim keto kane te bejne me perdorimin e programeve kompjuterike dhe teknologjive te reja te domosdoshme per nje vend pune. Ne kriteret e percaktuara jane edhe karakteristikat e fuqise punetore qe percaktojne dhe pershkruajne tiparet e pergjithshme te profesioneve qe mund te ndikojne ne kerkesat profesionale si informacioni i tregut te punes dhe perspektiva profesionale ne zhvillim. Te dhenat standarde per nje person qe do te punoje ne tregun amerikan kane te bejne edhe me sjelljen e nje personi ne pune perballimi i me shume se nje pune karakteristikat e organizates apo kompanise ku do te punoje apo qe ka punuar edhe me pare deri te faktoret fizike dhe sociale qe ndikojne ne natyren e punes. Te gjitha keto kushte jane te percaktuara sipas standardeve qe ka percaktuar Departamenti Amerikan i Punes. Per me shume shih faqen zyrtare.

Kujdesi
Formularin plotesojeni vetem nje here
Cdo aplikant ka te drejte qe te mbushe formularin vetem nje here. Ne rast te ndonje gabimi ai nuk ka te drejte qe te aplikoje per se dyti vetem vitin pasardhes. Per personat qe jane te martuar dhe me femije ka nje seksion te vecante brenda 16pikave te parashikuara ne formular. Per rastin tone Shqiperia eshte e perfshire ne listen e vendeve qe mund te marrin pjese ne lotari. E kane te lejuar aplikimin edhe persona qe kane lindur ne vendet qe jane te perfshire ne liste apo qe prinderit kane lindur dhe jane me shtetesine dhe kombesine e ketyre vendeve por qe nuk jane rezidente per shkak te punes qe kane aktualisht. Pra edhe emigrantet apo femijet e emigranteve shqiptare qe jetojne ne vende qe nuk jane te listuara ne shtetet qe mund te marrin pjese perfitojne te drejten e aplikimit. Kete vit aplikimet nisin me 5 tetor 2010 dhe perfundojne me 3 nentor. Deri ne maj te vitit 2011 shpallen kandidatet fitues te cilet mund te verifikojne nese jane perzgjedhur per te vazhduar garen e Green Card duke hyre ne internet dhe emrin dhe kodin e identifikimit te aplikimit.

FORMULARI
KU NUK DUHET TE GABONI
1. Nuk duhet te aplikoni me shume se nje here. Kompjuteri do tju skualifikoje automatikisht nese do te regjistrohen dy formulare me te njejtin emer edhe nese dikush tjeter do te aplikoje per ju.
2. Ne listen e anetareve te familjes duhet te perfshini bashkeshortin/bashkeshorten femijet e pamartuar dhe ata nen moshen 21 vjec pervec atyre qe kane fituar tashme nenshtetesine amerikane femijet e biresuar dhe thjeshterit. Nese ju nuk i keni regjistruar ata ne fillim ne plotesimin e formularit dhe kerkoni ti perfshini ne aplikimin e vizes rasti juaj do te skualifikohet.
3. Aplikimi behet vetem me ane te internetit. Mos dergoni formulare me poste.
4. Nese nuk keni nje arsim 12-vjecar ose dy vjet pune ne pese vitet e fundit pune e cila ka kerkuar dy vjet trajnim ose eksperience ju nuk do te pranoheni. Ky eshte nje kriter i Programit te Lotarise Amerikane dhe megjithese nuk ka nje limit per moshen e aplikuesit sipas kerkeses se mesiperme i bie qe personat nen moshen 18 vjec skualifikohen.
5. Fotografite nuk mund te dergohen te ndara me aplikimin. Pra nuk mund te plotesoni formularin dhe me pas fotografite. Nese dergoni formularin fillimisht dhe fotografite me pas ju skualifikoheni.
6. Fotografite duhet te jene individuale dhe jo grupi apo familjare. Pra fotografia e aplikuesit por edhe e familjes se tij duhet te jete secila vec e vec dhe duhet te plotesoje te gjitha specifikimet e duhura.
7. Nuk duhet ta plotesoni formularin me shkeputje kohore. Pra nuk mund ta ruani dhe te ktheheni prape dhe te mbaroni pjesen e mbetur te formularit. Formulari elektronik eshte dizenjuar per tu plotesuar brenda 60 minutash duke marre parasysh problemet e vonesat e rrjetit. Ju duhet te merrni te gjitha materialet e duhura per plotesimin e formularit.

6 Tetor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›