Ina Rama Raporti i Ministrise i pavertete

Kryeprokrurorja e përgjithshme e Shqiperise Ina Rama e quan të pavërtetë
raportin e Ministrisë së Drejtësisë mbi këtë institucion. Qëndrimi i
prokurorisë për këtë raport sipas saj i është komunikuar Kuvendit të
Shqipërisë dhe me kohë do të njoftohet edhe publiku.
Këto komente zonja Rama i bëri gjatë një vizite në Prishtinë pas takimit me kryeprokurorin e shtetit të Kosoves Ismet Kabashi.
Lidhur me pavarësinë e sistemit prokurorial nga politika, Rama tha se pavarësisht bazës ligjore Shqipëria ende ballafaqohet me vështirësi. Pas takimit me ministrin e Drejtësië, e pyetur për hetimet e 21 janarit, Ina Rama tha se ato jane ne mbyllje. "Ne kemi shtyre afatin per t'u mbyllur dhe besojme se procesi do te perfundoje brenda ketyre afateve", tha Rama.
Kryeprokurorja shqiptare kritikoi në Prishtinë edhe kualifikimin ligjor që gjykata e Tiranës i ka bërë akuzës që prokuroria shqitpare ka ngritur për ngjarjen e Gërdecit, ndërsa tha se edhe për këtë do të ndiqen rrugët ligjore. Axhenda e zonjës Rama në Prishtinë ka qene ne pergjithesi mjaft e ngjeshur.
Prokuroria akuzon Ministrinë
Këshilli i Prokurorisë i mbledhur për të shqyrtuar raportin e Ministrisë së Drejtësisë, dërguar në Kuvend, ka akuzuar se janë manipuluar statistikat për vitin 2011.
Në deklaratën e këtij këshilli thuhet se, terminologjia e përdorur në këtë raport si “...sulmon drejtpërdrejtë dhe në mënyrë më agresive sigurinë publike të qytetarëve”. “...asgjëson qëllimet e dënimit penal”. “...minon besimin publik tek efektiviteti i ndjekjes penale”, e kordinuar kjo me manipulim të shifrave jo vetëm të statistikës së prokurorisë por edhe të përqindjeve të prokurorive të kontrolluara të shkallës së parë, tregojnë qartë mosprofesionalizëm të kontrolleve si dhe një tendence për sense negative, duke devijuar nga fryma e ligjit.
Këshilli ka kundërshtuar pothuajse të gjitha pikat e kontrollit të Ministrisë së Drejtësisë duke sqaruar se, për sa i takon politikës së dënimit, Ministria ja ka faturuar Prokurorisë, ku në fakt nuk është prokuroria që bën politikën e dënimit, por gjykatat me vendimet e tyre bëjnë politikën e dënimit në tërësi dhe për vepra penale në vecanti.