Ina Rama në Itali, takim edhe me prokurorin e Antimafias të Leçes
TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama po zhvillon një vizitë pune në Leçe të Italisë, në krye të një delegacioni të Prokurorisë së Përgjithshme edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Zyra e shtypit e Prokurorisë bëri të ditur se gjatë kësaj vizite, kryeprokurorja Ina Rama do të ketë një takim edhe me Prokurorin e Antimafia Leçe, Cataldo Motta.
Gjatë këtyre takimeve do të diskutohet edhe për çështje të veçanta, në kuadër të bashkëpunimit dhe të lidhjeve të veçanta që ekzistojnë midis prokurorive të dy vendeve tona.
(ma.ar/BalkanWeb)