Fillon gjyqi Balla-Pollo, deputeti socialist kërkon dorëheqjen e gjyqtares
TIRANË- Pas akuzave në Kuvendin e Shqipërisë për korrupsion dhe kallzimit të deputetit Taulant Balla në Prokurori kundër Ministrit Genc Pollo për shpërdorim detyrë dhe abuzim me tenderat, sot filloi në Gjykatën e Tiranës, seanca përgatitore gjyqësore bazuar në padinë civile të Genc Pollos kundër Taulant Ballës për shpifje.
Deputeti Taulant Balla dhe avokati i tij Arbër Begaj kërkuan përjashtimin e gjyqtares me argumentat se ka konflikt interesi, duke qënë se është bashkëshortja e kandidatit demokrat për Bashkinë e Beratit. Gjyqtarja Decolli do t’ia paraqesë dorëheqjen nga kjo cështje kryetarit të Gjykates.
(el.me/BalkanWeb)